Acidi Folik ne shtatzani

Në periudhën e pritjes së bebes, kërkesat e kësaj vitamine rriten per organizimin në masë të madhe për të mbrojtur shëndetin e fëmijës. Për këtë arsye rekomandohet asimilimin i tij i vazhdueshem dhe i mjaftueshme për mirëqenien e nënës dhe fëmijës.
Gjatë shtatzënisë, acidi folik kontribuon në zhvillimin e sistemit nervor, i cili fillon zhvillimin menjëherë pas konceptimit dhe më vonë trasformohet ne shpinen kurrizore te femijes.Përveç kësaj, studimet e fundit kanë treguar se marrja e kësaj vitamine ul mundësinë e atakut të zemrës, kancerit dhe diabetit si dhe parandalon difektet e lindjes si dhe të sistemit nervor të foshnjes.

Për të kuptuar rëndësinë e kësaj vitamine duhet theksuar se trupi i njeriut normalisht përdor vitaminen B9:
për të krijuar qelizat: qelizat e trupit e nënës gjate shtatzënë janë të nënshtruara nje pune shumë te rende, pasi kontribuojnë në zhvillimin e fetusit;
për të parandaluar një formë të veçantë anemie te njohur si anemi megaloblastike, e karakterizuar nga qelizat e kuqe të gjakut më të mëdha dhe me më pakë hemoglobinë se normalisht (substanca që trasporton oksigjen në organe dhe inde).

Gjatë shtatzanisë rezervat e acidit folik mund të konsumohen deri sa të harrinë në minimum! Për këto arsye është shumë e rëndësishme, që që nga ditët e para të shtatzënisë, të planifikoni me mjekun tuaj nje program ushiqmor si dhe  asimilimin e duhur te acidit folik per ta integruar ate.

acidi-folik

Ju duhet të merrni acidin folik nëpërmjet ushqimeve që e përmbajnë ate dhe ne qofte se nuk mjaftojne ta integroni ate me kokerra te rakomanduara nga doktori. Duhet te konsumoni çdo ditë një sasi të mirë të frutash dhe perimesh, por për të ndihmuar embrionin që të zhvillohet normalisht ju duhet të asimiloni cdo dite 0.4-0.8 mg acidit folik.
Nje femër normalisht ka nevoj per 0,2 mg acid folik ne dite, por gjate shtatzanise ajo ka nevoj nga 0,4 deri ne 0,8mg ne dite (sasi qe duhet tja u keshilloj gjithmone mjeku juaj).

Ushqimet kryesore në të cilën gjendet acidi folik në sasi të mira janë: argjinaret, sallata, drithërat, frutat agrume, brokoli, spinaqi, banane, fasule, bishtajore, bukë, pjepër.

Studime të shumta kanë treguar se nënat e ardhshme, qe gjatë nëntë muajve te shtatzanise marrin doza e sakta të acidit folik, kanë me pak probabilitet te kene fëmijë me keqformime të sistemit nervor qendror si dhe keqformime te tjera si: shtylla e dyfishte,  Anencephaly (zhvillimi jo të plotë të trurit), Encephalocele (alterim te e indeve të trurit)
Është e rëndësishme, pra, për të siguruar embrionit sasine e mjaftueshme te acidit folik gjatë 4-8 javëve të para te shtatzanise. Por nese ju keni planifikuar te ngeleni shtatzane eshte e rekomanduar që të filloni të marrni acidin folik disa muaj përpara konceptimit.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.