Aktiviteti sportiv ne shtatzani

Praktikimi i sportit gjate shtatzanise ju ben shume mire, por gjthmone ne menyre te pershtatshme dhe te moderuar. Me poshte po ju rreshtojme disa rregulla baze qe duhet te ndiqni, per te qene ne forme si nga ana fizike dhe ajo mendore:

a- Praktikoni sport ne menyre te rregullt dhe te moderuar: mundesisht 2 here ne jave, por jo me shume se 4 here. Eshte e keshillueshme te jeni me partnerin ose me nje grup miqsh.

b- Beni kujdes persa i perket rrahjes se zemres: nuk duhet te jene shume te larta, idealja eshte qe frekuenca kardiake mos ti kaloje 140-150 rrahje ne minute. Nese kjo frekuence nese rritet, gjate aktivitetit sportiv nuk duhet ta kaloje periudhen e kohes mbi 20 minuta. Mund ta kontrolloni rrahjen e zemres me nje aparat te quajtur kardiofrequenzimetr, te cilin e gjeni ne dyqanet spotive.

c- Mos e arrini kurre limitin maksimal te sforcos, pasi nxehja e tepert e trupit (ipertermia) mund te jete e demshme per femijen. Nje metode shume e mire edhe e efektshme eshte i ashtequajturi ” Testi i te folurit “: dmth. neqoftese gjate sforcos jeni ne gjendje te bashkebisedoni atehere intensiteti i stervitjes eshte ai i duhuri. Pini gjithmone uje dhe vishni rroba pambuku.

sporti-ne-shtatzani

ç- Jepini trupit tuaj pas çdo stervitjeje 24 ore pushim, ne menyre te tille qe te rigjenerohet plotesisht.

d- Mesoni te degjoni trupin tuaj: beni kujdes sesi ndryshon dhe si rrjedhoje sa aktivitet fizik duhet te ushtroni.

e- Beni kujdes me artet: Me mire mos u lodhni shume gjate shtatzanise. Ne kete periudhe ka nje rritje te sekrecionit te relaxines, nje hormon qe rrit elasticitetin e tendinave dhe lidhjeve dhe si rrjedhoje edhe mundesine per aksidente te ndryshme.

f- Kerkoni keshilla eksperteve, sidomos nese shkoni ne palester: levizjet e gabuara te çojne shpesh ne mbingarkimin e shtylles kurrizore dhe arteve. Keshtu qe me mire te pyesni 2 here para se te beni nje veprim sesa fare.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.