Bebet dhe ditet e para te jetes

Sipas disa studimeve bebeja e porsalindur eshte ne gjendje qe te njohe gjuhen qe flasim qe ne ditet e para te jetes se tij. Femija i porsalindur eshte tamam si nje nje student model: meson menjehere. Sapo lind ai ndodhet perballe nje bote krejt te re per te, plot me zhurma, drita, ngjyra dhe me detyren e madhe per te kuptuar dhe njohur kete bote te re qe e rrethon.

Kjo mund tu duket e pamundur por eshte e vertete. Kete e vertetojne shume studio shkencore, dhe sipas tyre bebeja e porsalindur ka afdtesine per te kujtuar dhe njohur fjalet qe ne ditet e para te jetes. Studimi eshte bere mbi 40 foshnje, dhe tregon per te paren here aktivitetin cerebral te pjeses frontale te djathte te foshnjes. Sipas ketij studimi qe ne momentin e lindjes zona te caktuara te trurit te njeriut aktivizohen kur degjojne fjalet, por u zbulua gjithashtu se truri i nje femije te porsalindur eshte ne gjendje te kodifikoj edhe tingullin e fjaleve. Testi eshte zhvilluar ne kete menyre: u jane thene femijeve disa fjale te thjeshta dhe pastaj u jane perseritur, njehere jane ndryshuar zanoret dhe heren tjeter bashketingelloret, gjithmone me te njejtat fjale.

bebet e sapolindura

Per te kuptuar ne te porsalindurit ishin ne gjendje te memorizonin tingullin e nje fjale dhe ta dallonin ate u nenshtruan disa testeve, me nje teknike jo te demshme, te quajtur spettroscopia, e cila u realizua ne kete menyre: u drejtua perballe kokes se femijes nje pjese drite e ngjashme me ato infrarosso(te kuqe), dhe duke matur driten qe dilte, u be e mundur zbulimi i atyre pjeseve te trurit te cilat aktivizoheshin.

femija-e-sapolindur

Proçedura qe u zhvillua ishte kjo: u stimuluan bebet me nje fjale perpara tingullit dhe rreth 2 minuta me vone nga nje fjale tjeter e ngjashme, e cila permbante te njejtat zanore. Studimi arriti ne perfundimin se tek bebet aktivizohet pjesa ballore e djathte e trurit, e njejta qe aktivizohet tek te rriturit ne fasen e kujtimit te fjaleve. E gjithe kjo tregon se femijet e porsalindur i njohin fjalet qe kane degjuar njehere.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.