E hënë, Dhjetor 17, 2018
1 deri ne 3 vjec3 deri ne 6 vjecFemija

Besimi ne vetvete tek femijet

Besimi ne vetvete eshte nje nder karakteristikat baze qe duhet te zhvilloje secili prej nesh per te arritur te mbijetojme ne kete bote qe na rrethon. Besimi ne vetvete, ne projektet tona, ne shpresat tona na mban gjalle, na jep kenaqesi dhe lumturi. Qe kur jemi femije eshte shume e rendesishme qe te jemi te edukuar duke u mbeshtetur tek ky parim thelbesor: vetbesimi. Ne kete artikull po ju shpjegojme me pak fjale se si ti ndihmojme femijet tane te kene besim ne vetvete dhe te arrijen autonomi te plote.
besimi-ne-vetvete-femijet

– Qe kur jane te vegjel femijet duhet te trajtohen si persona te pavarur, te cilet edhe pse varen nga prinderit kane edhe ata pavaresine e tyre. Femijet duhet te dine qe prinderit jane aty per ti ndihmuar te rriten dhe te permiresohen, dhe qe do tu japin te gjithe dashurine e domosdoshme dhe qe secili ka rrugen e tij, ne kuptimin qe secili duhet te jete i zoti i vetes.

– Nje shembull shume i mire eshte qe femijeve tu jepen qe te vegjel pergjegjesi te vogla, detyra te vogla, si psh: detyra te vogla shtepiake, aktivitete jashteshkollore, mbajtja ne rregull e dhomes sse tyre gjithmone ne misura dhe funksion te moshes se tyre. Keto jane aktivitete qe duhet gjithmone ti zhvillojne ne autonomi, dhe ne kete menyre mesojne te diferenciojne jeten e tyre nga ajo e prinderve shume me shpejt dhe me qarte dhe te zhvillojne ne kete menyre besimin ne vetvete.

loading...
besimi-ne-vetvete

– Per te ndihmuar femijet qe te zhvillojne besim ne vetvete eshte e nevojshme qe qe te vegjel tu jepet mundesia qe te vendosin per disa gjera, eshte e rendesishme qe te ndihen te sigurt, te domosdoshem dhe me aftesine qe te marrin vendime.

– Nje menyre tjeter per te krijuar autonomine eshte ajo e te luajturit me femije te tjere, pa prinderit rreth e rrotull. Kjo gje i ndihmon shume qe te krijojne besim ne vetvete. Te krijojne marredhenie jashte familjes dhe pa pjesemarrjen e saj do ti ndihmoje te rriten si person.

– Nje ambjent plot me dashuri dhe embelsi do ti bej femijet tuaj te ndihen te sigurt, me alegri, lumturi, pika mjaft te rendesishme keto qe femija te ndihet mire, i sigurt dhe me besim ne vetvete.

– I vleresoni edhe per gjestet me te vogla qe mund te bejne, i falenderoni nese psh bejne nje vizatim per ju dhe i lini te kuptoje qe veprimet e mira gjithmone vleresohen. Kjo gje do ta beje qe te kete besim tek vetja dhe te krijoje autonomi.

Admin
the authorNena dhe Femija
Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.