Kur klasifikohet cikli menstrual jo i rregullt? 

Cikli menstrual quhet jo i rregullt nese eshte nje cikel qe nuk ka nje periudhe (ose frekuence) normale kohore.  Cikli i rregullt vjen cdo 28 dite, nese cikli vjen me para 25 diteve ose mbas 35 diteve ateher cikli menstrual quhet jo i rregullt. Dita e pare ne te cilen vjen cikli eshte dita numer 1 keshtu qe duke numeruar te gjitha ditet me pas duhet qe ne diten  e 28-te te filloj cikli i muajt tjeter. Kur cikli menstrual eshte jo i rregullt por paraqitet vetem ne menyre sporadike dhe nuk eshte normaliteti i tij ateher mund te jete nje situate e momentanee qe femra kalon, mund te jete nje periudhe stresi ose lodhjeje te tepert.

Nese cikli menstrual nderpritet eshte mire te beni nje test shtatzanie nese keni patur raporte te pa mbrojtura.

po karikohet...

Megjithate gjate jetes nje femer ka hasur edhe sikur nje here probleme me ciklin menstrual, por duhet te dini se kur te drejtoheni tek gjinekologu. Per te thene nese cikli eshte jo i rregullt duhet te konsideroni disa faktor kryesore si frekuencen, kohe zgjatjen si dhe sasine e ciklit menstrual.

Frekuenca e ciklit menstrual

Frekuenca  e ciklit duhet llogaritur duke numeruar ditet nga data e fillimit te ciklit deri ne diten e  fillimit te ciklit te ardheshem. Ne pergjithesi intervali i kohes ne shumicen e femrave eshte 28 deri ne 30 dite; por konsiderohet normal edhe nje cikel i cili ka nje frekuence nga 25 deri ne 35 dite.

Kur ateher  cikli quehet jo i rregullt? Kur ka anomali ne frekuence, ne sasi si dhe ne kohe zgjatje!

cikli-menstrual-jo-i-rregullt-nenadhefemija

Nje grua ka nje cikel jo te rregullt kur intervali nepermjet dietes se pare te ciklit dhe dites se pare te ciklit te ardheshem eshte me i vogel se 25 dite ose me i madh se 35 dite. Nese cikli ka nje frekuence me pak se 25 dite flitet per polimenorrea nese ka nje frekuence me shume se 35 dite flitet per oligomenorrea. Nese cikli nuk shfaqet per tre muaj rresht ateher kemi te bejme me amenorrea.

Sasia è fluksit menstrual normalisht shkon ne 35-80ml, nese kjo sasi eshte me e shumte ateher flitet per ipermenorrea nese eshte me e pakte sesa kjo sasi flietet per  menorragji .

Sa dite zgjat cikli menstrual?

Mesatarisht kohe zgjatja e ciklit vete nga 3 deri ne 7 dite nga fillimi i ciklit menstrual. Nje keshill shume e mire per te kuptuar ciklin tuaj eshte te mbani nje ditar te shkruara te gjitha datat e fillimit te ciklit si dhe kohe zgjatjen, si dhe simptomat qe keni para ciklit dhe gjate atij.

Nese vini re se frekuenca, kohe zgjatja si dhe sasia e ciklit eshte ose jane jo normale ateher duhet te kontaktoni gjinekologun tuaj.