Enjtja e kembeve gjate shtatzanis

Nder frazat me te zakonshme qe degjojme nga grate shtatzane jane : me dhembin kembet, nuk arrij te eci dot, i kam kembet shume te enjtura, etj. Kjo ndodh per shkak te shtimit te peshes sidomos ne muajt e fundit te shtatzanise. Ndjesia e lodhjes si dhe enjtja e kembeve gjate shtatzanis jane me se normale ne nje situate kaq te bukur dhe te veçante te jetes
kembe-te-enjtura

Ne disa raste entja e kembeve mund te jete sinjali i nje pamjaftueshmerie te venave. Shtatzania sjell nje  sere ndryshimesh, si rritja e vellimit te gjakut, efektin ‘ qetesues ‘ te progesteronit ne muskulaturen e murave te venave, shtimin ne peshe, ngjeshjen e mitres ne strukturat e venave, veçanerisht te kembeve, te cialt kane tendencen te shtohen ne javet e fundit para lindjes se femijes. Te gjitha keto mund te influencojne funksionimin e valvulave te venave qe sjellin gjakun drejt zemres. Enjtja e kembeve mund te perkeqesohet edhe nga temperaturat e larta te veres.
kembe-te-enjtura-gjate-shtatzanise

Per te lehtesuar sa me shume kete fenomen krejt normal mund ti drejtohemi nje mjeku specialist qe tu jap ndonje ilaç lehtesues, pa efekte anesore por me mire akoma do te ishte qe te ndiqnit disa nga keshillat e thjeshta qe po rreshtojme me poshte:
shetitje-ne-shtatzani

– Shmangni sa me shume te jete e mundur temperaturat shume te larta, mos u ekspozoni ne diell ne oret me te nxehta te dites.

– Vishni çorape pambuku, jo te ngushta, jo neilon

– Beni ecje te lehte, rreth 1 ore ne dite

– Shmangni banjot shume te nxehta

– Pas dushit, i shplani kembet me uje te ftohtem duke filluar nga poshte deri ne pjesen e belit

– Flini me kembet pak me te ngritura ne krahesim me koken.

– Konsumoni shume fruta dhe perime

– Mos perdorni kafe, alkol dhe shume sasi kripe

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.