Femija 1 muajsh cfare duhet te dini

Femija 1 muajsh sapo u ka ndryshuar ne menyre rrenjesore jeten dhe jeni akoma ne nje faze tranzitore ne te cielen edhe ritmi i gjumit u ka ndryshuar ne baze te foshnjes se sapolindur. Ndoshta ndiheni të lodhura dhe të hutuara dhe keni veshtiresi për tu organizuar por është normale: një krijesë e re sapo ka ardhur ne jete dhe është krejtësisht i/e varur nga ju.

Por sa më shumë të kalojë koha aq me shume do te ndjeheni të sigurta në të qenit nënë. Në fillim me femijen e pare eshte normale te ndiheni pak te hutuara dhe do te jete pak e vështirë, por avash avash do te merni instinktin e nënës dhe do te vini në plan të parë fëmijën tuaj!

po karikohet...

Në vijim gjeni disa udhëzime të përgjithshme per femijen në muajin e parë të lindjes. Për çdo pyetje në lidhje me gjendjen e shëndetit ose rritjes së fëmijës suaj duhet te drejotheni gjithmone tek pediatri i cili është një ekspert në dispozicionin tuaj dhe te fëmijës tuaj!

Rritja – Femija 1 muajsh

Pas humbjes 5-7% të peshës (shpesh edhe 10%) në javën e parë të jetës, fëmija rimerr peshë në javën e dytë të jetës, dhe pastaj fillon të rritet 25-30 gram në ditë apo më shumë. Prandaj, në muajin e parë fëmija mund të rritet rreth 700-900 gram. Ndoshta në fund të muajit të parë ai është rritur edhe nga 4-5 cm në gjatesi.

Por jo të gjithë fëmijët janë njesoj, nuk duhet te peshoni femijen cdo dite, mos u kapni nga ankthi i peshës se femijes. Pediatri apo mamia do t’ju japi te gjitha udhëzimet se si te peshoni femijen, shenoni datat dhe peshen e femijes ne nje fletore qe kur te keni viziten serisht me pediatrin mund ti tregoni shenimet.

Zhvillimi i aktiviteti motor – Femija 1 muajsh

Femija i sapolindur në muajin e pare ka disa reflekset te lindura. Ato janë reflektime te cilat shtyjëne fëmijën të bëjë disa ndryshime të veçanta:
Refleksi i Gjiri: eshte refleksi për tu ushqyer
Refleksi i mirëkuptimit: mbledh duart grusht nëse ju e prekni tek palma e dores.
Refleksi i ngritjes: Nese ju mbani fëmijën nën sqetulla, ai zgjat këmbët e tij per te takuar sheshin dhe zgjatet per tu ngirtur ne kembe.
Refleksi i kthimit te qafes: Nese ju mbani femijen te shtrire barkas ai e kthen qafën ne nje ane duke ngritur koken.

Gjumi – Femija 1 muajsh

Femija 1 muajsh duhet të fle mesatarisht 16 orë në ditë, por kjo ndryshon nga fëmija në fëmijë si dhe nga temperamenti i tij. Ju duhet te kenaqni femijen duke e mbajtur atë pranë jush sa herë që të jetë e mundur. Mundohuni te flini gjume edhe ju ne oret qe femija fle pasi kjo gje do tu ndihmojë te rimarrni energjite e humbura si dhe do tu stimuloj gjoksin me furnizimin e qumështit.

Shqisat – Femija 1 muajsh

Shikimi: foshnja ne muajin e pare shikon në një distancë rreth 8 cm e cila është distanca që ekziston ndermjet nënës dhe fëmijës gjatë dhenjes se gjirit ose gjate mbajtjes ne krahe.

Dëgjimi: eshtë shumë i heshtur dhe i larget gjatë muajve të parë. Tingujt qe njohin jane ata qe kanë dëgjuar gjatë kohes ne te cilen ishin fetus, kështu që zëri i nenes dhe i babait si dhe ndonje kenege ne vecanti qe nena ka degjuar gjate shtatzanise.

Shija: fëmija e sapolindur është në gjendje të bëj dallimin në mes të nje lengu te ëmbël ose te hidhur.

Nuhatja: kjo shqise eshte e zhvilluar pasi eshte falminderit nuhatjes qe foshnja gjen qumeshtin ne gjirin e nenes.

Prekja: prekja eshte po ashtu shumë e zhvilluar, femija 1 muajsh është në gjendje të kuptoj personin që e mban në krahë dhe te trazmetoj emocionet.

Ushqimi – Muaji i pare i femijes

Në muajin e parë të jetës, por edhe më vone, femija do te bëjë kërkesë per te pire gji dhe ju duhet te ndiqni ritmet dhe nevojat e te porsalindurit.
Një foshnje 1 muajshe pi gji mesatarisht nga 8 deri ne 12 herë në ditë. Në ditët e para gjiri prodhon nje substamce qe quhet Colostrum. Kjo substancë eshte shume e mire ditet e para pasi permban proteina si dhe substanca te tjera qe bejne imun foshnjen, substanca kunder anti-Diarresë etj. Pas këtij prodhimi autonom i gjirit fillon qumeshti.

Komunikimi dhe qarja

Bebet komunikojnë nepermjet qarjes per të gjitha nevojat që nuk u janë plotësuar, si per shembull uria, nevoja për kontakt, lodhja, gjumi. Prindërit, sidomos nena,  duke qenë në kontakt të ngushtë me fëmijën e kuptojnë edhe me para qarjes me te madhe se cilat janë nevojat që femija do te komunikoj.

Femija 1 muajsh
Femija 1 muajsh

Kontrolli

Përveç vizitës së lëshimit nga spitali, duhet te coni tek pediatri fëmijën rreth një javë pas lindjes. Ky takim i parë është i rëndësishme per këshilla praktike. Pastaj, ju mund te kontrolloni femijen mbas një muaji të plotë. Kjo visite eshte per te pare dhe vlerësuar gjendjen e përgjithshme të mirëqenies, rritjen e fëmijës, kerthizen, zemrën, mushkërive, etj.

Sigurimi

Vendosni foshnjen te fle gjume në pozicionin e shtrirë me shpinë poshte dhe barku larte, kjo gje ul probabilitetin e SIDS.
Fëmijët kanë kokën të madhe dhe jo proporcionale me trupin dhe gjithashtu qafën e dobët. Prandaj duhet ti mbani gjithmonë kokën dhe qafën kur merni femijen në krahë.
Disa foshnje u kthehet ushqimi ne goje reflektivisht kur ata hane kane ngrënë shumë. Tjeter gje është kur femija vjell. Nëse foshnja juaj vjell me dhunë, konsultohuni me mjekun tuaj.
Kurrë mos e lë fëmijën vetëm
Nese levizni me makinë, përdorni gjithmonë sedilet per moshën e fëmijës te cial montohen ne vendet mbas, duhet te beni kete gje edhe për distanca shume të shkurtra.

Shëndeti

Jepni qumeshtin e gjirit sa here fëmija juaj te kete nevoj. Qumështi i gjirit i siguron një mbrojtje natyrore kundër alergjive dhe sëmundjeve.
Vizitoni fëmijën tuaj tek pediatri sa here që ju keni dyshime në lidhje me shëndetin e tij. Informohuni rreth vaksinave me pediatrin tuaj dhe jo vetëm në web.

Kujdesuni për veten

Javën e parë ose muajin e parë eshte normale të ndiheni më të lodhur, ju gjithashtu mund të ketë ndryshime hormonale që ndikojnë në disponimin tuaj. Ka gra që mund të ndjehen të trishtuara në këtë moment por është zakonisht një gjendje momentane. Por në qoftë se kjo gjendje vazhdon për dy ose më shumë javë, atëherë është mirë të bisedoni me mjekun tuaj. Ndonjëherë kjo gjendje mund te jete alarmi i depresionit mbas lindjes, ky është një problem serioz për të cilin ju duhet te keni shume kujdes dhe te kerkoni ndihmë.
Pushoni sa më shumë të jetë e mundur, duhet të organizoheni për punet e shtepise dhe mbajtjen e femijve te tjere nese keni. Duhet te bashkëpunoni me partnerin tuaj.
Në muaj parë do te keni humbje vaginale te cilat jane shkarkimet e mbetjeve dhe indeve gestationale te cilat paraqiten në formën e gjakut dhe sieriumit. Ata fillimisht do të përbëhet nga gjaku, një javë më vonë, do te jene si sierium i verdhë. Pas rreth 15 ditësh humbjet do te jene të bardha dhe pas pesë javësh do të përfundojë.

Loading...
Admin

Nena dhe Femija

Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje