E mërkurë, Dhjetor 13, 2017
Loading...
ditet fertileNenapara shtatezanisesi te mbetesh shtatezane

Fertiliteti te femrat, si te shtohet? – Pjesa 2 –

Ne artikullin e disa diteve me pare folem se si mund te shtohet fertiliteti te ferma, ne kete artikull vazhdojme te flasim perseri per kete teme pasi eshte shume e rendesishme te dime se ciet jane faktoret qe bejne te mundur nje gje te tille.
A) Qendrimi ne diell lehteson asimilimin e vitamines D, shume e dobishme per mirefunksionimin e e ovulimit dhe testosteronit…

Nje ekspozim i pershtatshem ne diell, i bere me mast e duhura mbrojtese, lehteson asimilimin(thithjen) e vitamines D, dhe s’ eshte rastesi qe pjesa me e madhe e ngjisjeve ndodhin ne gusht, periudhen ne te cilen ekspozohemi me shume ne diell.

dielli-nena-dhe-femija

B) E perjetoni jeten me qetesi, pasi shume stres mund te shkaktoje probleme ne ovulim…

po karikohet...

Kur flitet per infertilitet nje nder shkaqet kryesore qe paraqitet eshte stresi. Stresi shkakton prodhimin e nje sasie te larte katekolamine, adrenaline dhe kortizoli, dhe te gjithe keta shkaktojne probleme ne ovulim. Ka shume arsye prej te cilave mund te shkaktohet stresi, dhe nje nder to mund te jete dhe vete fakti qe nuk arrin dot te mbetesh shtatezane, saqe ne shume çifte qe provojne te kene femije, arrijne te kene sukses pikerisht ne momentin qe se jetojne me me stres ardhjen e menstruacioneve. Por kjo s’ do te thote qe gjithmone duhet tia veme fajin stresit. Nese mbas shume perpjekjesh s’ arrini dot te keni nje femije eshte mire qe te konsultoheni me nje gjinekolog, per te kuptuar me mire shkaqet e ketij problemi.

C) Ambjenti i punes duhet te jete i sigurt dhe mos te kte substanca toksike rreth e rrotull…

Kur jeni duke bere ne plan qe te keni nje femije, duhet te evitoni sa me shume ekspozimin me substanca toksike, te cilat kane nje efekt shume te demshem tek tekstikujt dhe qelizat e lidhura me spermatogenesin. Edhe tek femrat shkaktohet nje prodhim i radikaleve te lire, te cilet percaktojne nje demtim te madh qelizor, i cili mund te ndikoje ne mireqenien e vezores dhe folikujve.

relaksohuni-nena-dhe-femija

D) Qe te rinj eshte mire qe te kryeni raporte te mbrojtura seksuale, per te evituar infeksione bakteresh, tecilat mund te shkaktojne infertilitet…

Raportet seksuale jo te mbrojtura mund te çojne ne trasmetimin e baketereve te ndryshme, si mycoplasma apo clamidia, qe me kalimin e kohes mund te shkaktojne patologji te tubave dhe te japin problemi infertiliteti.

E) Femrat duhet te bejne kontrolle tek gjinekologu dhe meshkujt tek antropologu 1 here ne vit..

Eshte e keshillueshme qe femrat te kryejen kontrolle 1 hre ne vit tek gjinekologu, per te vleresuar shendetin e aparatit te tyre riprodhues, per te parandaluar shfaqjen e fibromave apo polipi, te cilet ne disa raste mund te shkaktojne problemi infertiliteti. Ideale do te ishte qe edhe meshkujt 1 here ne vit te kryejne vizite tek mjeku andropolog.

F) Mos prisni shume kohe para se te keni nje femije…

Me kalimin e viteve, ndodh nje ulje e lehte fiziologjike e fertilitetit te femres, dhe kjo ul mundesite per te rene shtatezane. Me kalimin e viteve perkeqesohet edhe cilesia e ovociteve, te cilat mund te shkaktojne me lehtesisht aborte spontane ose patologji kromozomike.

Mbi te gjitha duhet te themi qe nje familje krijohet kur gjendet personi i duhur, dhe kur ka baza te forta per nje jete te ardhshme se bashku, por gjithmone duhet te tregojme kujdes me oren biologjike.

Admin
the authorNena dhe Femija

Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje