Kripa e jodizuar ne shtatzani

Kemi shkruar me pare per jodin dhe vetite e tij ne shtatezani dhe ne kete artikull po sjellim disa veti te tij si dhe per produktin ku e gjeme me shume, kripa e jodizuar.
 Ne momentin qe nje femer merr vesh qe eshte shtatezane duhet te filloje dhe te perdor kripen e joduar sepse eshte shume e rendesishme per zhvillimin neurologjik te fetusit.

kripe-e-jodizuar

Jodi eshte thelbesor per funksionimin sa me te rregullt te gjendres te tiroides se nenes si edhe te tiroides se fetusit. Hormonet e tiroides jane shume shume te rendesishem per zhvillimin neurologjik te fetusit dhe ne veçanti ne fazat e para te zhvillimit cerebral.

Pra, femrat te cilat planifikojne te kene nje femije, ose sapo kane zbuluar qe jane shtatezane, duhet te marrin nje sasi te mjaftueshme jodi nga ushqimet, gjithmone duke shmangur egzagjerimet dhe mbidozat.

Mungesa e jodit gjate shtatezanise, mund te provokoje nje ngadalesim te zhvillimit mendor te femijes se porsalindur, i cili zgjat deri ne moshen 10 vjeçare.

kripa-e-jodizuar

Studiuesit shkencore kane realizuar kete eksperiment:

kane analizuar urinen e shume grave shtatezane, me ane te se ciles kane percaktuar perqendrimin e jodit. I ndane ne 2 grupe: 1) grupi i pare ato nena me vlera te shkelqyera te jodit, mbi 150 mikrograme per grame  2) grupi i dyte perfshin ato nena me mungese jodi, te cilat ndodhen poshte ketij kufiri te percaktuar. Te gjithe femijet e ketyre nenave u nenshtruan nje testi te koefiçentit te inteligjences ne moshen 8 vjeçare dhe te te lexuarit ne moshen 9 vjeçare.

Ne baze te rezultateve te ketij testi femijet e atyre nenave me mungese jodi  kishin nje probabilitet shume me te madh nga femijet e grupit tjeter per te pasur pike me te ulta se mesatarja. Pra, sa me e vogel eshte perqendrimi i jodit tek nena aq me i ulet eshte QI ( koefiçent inteligjence) tek femija.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.