Kur dhe si te nderprehet gjidhenja

Ne kete artikull do te shohim disa keshilla si te nderprehet gjidhenja. Te ushqyerit me gji per femijen tuaj eshte menyra me e mire e te ushqyerit pasi cilesite e qumeshtit te gjirit mbrojne beben tuaj kunder semundjeve. 

Foshnjet  e kane te ndryshem procesin e rritjes dhe zhvillimit nga njeri-tjetri, ju nuk mund ta krahasoni beben tuaj me beben e dikujt tjeter nga menyra se si fle, si reagon , si eshte orari i gjumit madje edhe se si kerkon te pije qumshtin e gjirit. Qumshti i gjirit eshte ushqimi i tij i pare dhe me i shijshmi ne bote, ndikon ne procesin e rritjes dhe zhvillimit, prandaj nena te dashura kujdesuni gjate muajve te shtatezanise per ushqimin tuaj qe edhe beba juaj te kete nje process sa me te gjate me ushyqerjen me gji.

Si te ndalojme gjidhenjen

Ne nje bisede te gjate me nje miken time te ngushte e cila ka tre femije , une kembngulja se deshiroja t”ja ndaloja vajzes dhenien e qumeshtit te gjirit pasi ai nuk ka me vlera pas 6-mujorit te pare te lindjes. Por ajo me shpjegoi se cdo femije ka menyren e vete te largimit nga qumeshti i gjirit, disa prinder i largojne per 2 ose 3 dite tek shtepia e gjyshes, disa te tjere mundohen ti trembin duke ngjyrosur me ngjyra te kuqe pjesen e gjoksit, e disa te tjere provojne te lyejne me limon apo shije te tharta ne menyre qe beba te largohet vet. Te gjitha keto jane forma te gabuara per largimin e qumshtit te gjirit foshnja duhet ta largoje vet ate. Madje ne disa shkrime biblike shkruhet se nena e ka per detyre ushqyerjen me qumshtin e gjirit deri ne moshen dy vjecare . Keshtu qe nena te dashura lereni foshnjen tuaj te bej zgjedhjen si deshiron ai vet per te larguar qumshtin e gjirit. Nuk duhet te kete limit te fiksuar per periudhen e ushqyerjes me gji.

Keshilla per nenat qe kane femijen ne gji:

– Jepini femijes sasine e nevojshme të qumeshtit
– Jepini femijes qumesht nga te  dy gjiret
– Të vegjlit duhet të pine shpesh por pa e tepruar
– Gjatë pirjes krijojini foshnjes mundesi të pushojë nga pak
– Nena qe ka femijen ne gji duhet të marre sa me shumë lengje
– Ushqimi i nenes duhet te siguroje elementet e nevojshme
– Sa me shume te pije femija, aq me teper qumesht prodhon gjiri
– Femijes deri në gjashte muaj nuk i jepen ushqime jo te lengshme
– Nena qe ka femijën ne gji duhet të shmange stresin, shqetesimet

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.