E hënë, Dhjetor 17, 2018
1 deri ne 3 vjec3 deri ne 6 vjecFemijamami dhe bebi

Mbipesha tek femijet

Ne baze te shume statistikave shkencore dhe sociale mbipesha tek femijet (ose obeziteti) ka arritur shifrat me te larta ne te gjithe boten, shifra keto te cilat duhet te na bejne te ndalemi dhe te mendojme per femijet tane.

mbipesha feminore nena dhe femija

loading...

Nga se shkatohet mbipesha dhe obeziteti tek femijet?

Mbipesha tek femijet varet nga shume faktore, te lidhur ngushte me njeri – tjetrin: si per shembull menyra e çrregullt e te ushqyerit, nje jete sedentare, dhe ne disa raste origjina gjenetike. Nje femije qe ha shume ose keq ne shume raste nuk i shqeteson shume prinderit, pasi kenaqen thjesht me faktin qe femija i tyre ha, dhe jane me shume ne ankth per ata femije te cilet konsumojne pak ushqim.

Nje menyre e tepruar ose e gabuar e te ushqyerit, e çon femijen drejt mbipeshes dhe si rrjedhim drejt obezitetit. Nje semundje kjo, e cila nuk duhet te anashkalohet asnjehere, jo thjesht per linjat e trupit por me shume per semundjet qe shkakton. Shume femije nuk zhvillojne nje aktivitet te pershtatshem fizik per trupin dhe moshen e tyre, i cili eshte shume i nevojshem per te shkrire yndyrnat e teperta.

mbipesha-e-femijes

Shkaktare ne nje perqindje jo shume te vogel jane dhe vete prinderit,duke mos dhene shembullin e mire ne menyren e te ushyerit, ose duke i shoqeruar kurdo dhe kudo femijet me makine, duke mos zhvilluar aspak aktivitet fizik. Shume femije preferojne te shikojne TV, te luajne ose qendrojne para kompjuterit ne vend qe te shkojne ne palester ose te dalin te luajne ne ajer te paster. Por ka edhe raste qe shkaktare e kesaj semundje, mbipeshes te jene faktoret gjenetike. Prania e nje prindi obez ose te dyve, ndikon ne menyre te dukshme qe edhe femijet e kesaj familje gjate jetes se tyre te behen obeze.

ushqime-te-shendeteshme-per-femije

Parandalimi i mbipeshes dhe rendesia e saj

Mbipesha mund te provokoje shqetesime fizike, por edhe psikologjike tek personat e prekur me kete semundje, pasi behen shpesh objekt diskriminimi ne shoqeri. Mbipesha shkakton semundje kardiovaskolare, diabet, dhe tumorre, te gjitha keto shkaktare per shkurtimin e jetes se njeriut. Parandalim i semundjes eshte me rendesi themelore, pasi ka shume mundesi qe nje femije obez te behet nje i rritur obez. Eshte thelbesor roli i prinderve, te cilet duhet ti edukojne femijet me nje menyre te shendetshme te te ushqyerit. Por edhe institucione te tilla, si shkolla dhe mesuesit luajne nje rol shume te rendesishem ne lidhje me kete gje. Prinderit duhet ti mesojne femijet qe kur jane te vegjel qe duhet te hane rregullisht mengjes, te bejne vakte te rregullta me porcione per moshen e tyre, dhe te konsumojne prodhime te tilla si, fruta, perime, bishtaja dhe drithera.

Admin
the authorNena dhe Femija
Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.