Metoda kontraceptive

Ne ditet e sotme femrat mund te zgjedhin metoda kontraceptive nga nje grup i madh i vene ne dispozicion per tu mbrojtur nga shtatzania, metoda kontraceptive te cilat tashme jane shume te efektshme dhe pa dhimbje. Tashme femrat mund te  zgjedhin metoden me te pershtatshme ne baze te stilit te jeteses, si psh: pilula, unaze, çerote, impiant, spirale, etj. Egzistojne 4 metoda me te njohura kontraceptive, te cilat jane:

1) Metoda kontracpetive hormonale

Pilula eshte nje kontraceptiv qe merret nepermjet gojes, ne formen e kokrrave te perditshme. Kjo kokerr permban hormonet e estrogjenit dhe erogesteronit, te cilet bllokojne ovulacionin. Ne baze te dozes te hormoneve dallojme 2 lloj pilulash:

po karikohet...

pilula-kontraceptive

a) pilula e kombinuar, e cila permban progesterone dhe estrogjen

b) pilula progestinica, e cila permban vetem progesterone dhe rekomandohet ne rastet me rrezik kardiovaskolar.
Efektet anesore te ketyre pilulave jane: shtimi ne peshe, migrene dhe dhimbje gjoksi. Efektshmeria e kesaj pilule eshte 99%.

Injeksion progestinici e keshilluar per te gjitha ato femra qe nuk e durojen dot pilulen. Ky lloj injeksioni behet ne muskul nje here ne muaj. I vetmi efekt anesor eshte çrregullimi i ciklit menstrual.

injeksjon-kontraceptiv

Impianti nenlekure vendoset ne krahe nepermjet nje operacioni te vogel me anestezi lokale. Ka nje efektshmeri per 3 vjet dhe perhap progesteronin pa nderprerje. Ka te gjitha efektet anesore te pilules por vetem se eshte me pak i kushtueshem.

Unaza kontraceptive, e cila vendoset ne vagine, leshon vazhdimisht esterogjen dhe progesteron, per 3 jave. Mjafton ta hiqni per te provokuar menstracionet dhe duhet te prisni 1 jave para se te vendosni nje tjeter. Avantazhi i saj eshte se ka me pak efekte anesore dhe permban me pak hormone.

Ceroti transdermik (ngjtes ne lekure) eshte pak me i madh se nje pulle poste, leshon hormone qe tejkalojne lekuren per nje jave. Pas 3 çeroteve mjafton te mos ta vendosim per nje jave dhe kemi ciklin. Ka te njejtat efekte anesore si pilula.

ngjites-lekure-kontraceptiv

2) Metoda kontraceptive lokale

Preservativi mashkullor, i cili pervecse kontrollon fertilitetin, eshte dhe e vetmja menyre per tu mbrujtur nga semundjet seksualisht te transmetueshme.

preservativ-mashkullor
Preservativi femeror ka te njejtat avantazhe si preservativi mashkullor, vendoset ne vagine dhe eshte per te gjithe ato persona qe jane alergjik nga perberjet prej gome, llastiku.

Spiralja eshte nje dispozitiv intrauterin ne forme T-je, vendoset ne miter ku qendron per vite me radhe dhe eshte i pershtatshem sidomos per ato gra qe kane tashme nje femije. Avantazhi eshte se shmang te gjitha efektet anesore te pilules dhe ul fluksin e ciklit.

Diafragma eshte nje kupole prej llastiku e cila vendoset para çdo raporti, e kombinuar me disa ilace vrases se spermes. Lejon parandalimin e disa semundjeve seksualisht te trasmetueshme dhe eshte e efektshme vetem 92%.
3) Metodat kontraceptive perfundimtare
Mbyllja e tubave te Falopit e njohur edhe me emrin mdyllja e kanaleve.

mbyllj-e-kanaleve

Vasektomia, e praktikuar tek meshkujt. Kjo metode bllokon spermatozoidet qe te perzihen me lengun spermatozoik.
Keto metoda jane te perfundimtare, nuk mund te kthehesh me mbas prandaj duhet te mendoheni mire para se te merrni nje vendim te tille
vazektomia
Loading...
Admin

Nena dhe Femija

Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje