Paracetamol ne shtatzani

Shtatzënia është një moment shumë delikat në jetën e një gruaje dhe pse është një gje natyrore, shpesh kemi nevojë të përdorim ilaçe. Në këto raste, mjekët japin shpesh ilaçe me baze paracetamoli, i cili konsiderohet në mënyrë të gabuar i padëmshem, si për shëndetin e gruas shtatzanë ashtu edhe per vete fetusin.
Por lind pyetja : A mund te marrim ilace me paracetamol ne shtatzani? Nese po, ateher a eshte paracetamoli me të vërtetë pa rrezik gjate kesaj perjudhe? Sipas rezultateve mjekesore paracetamoli duhet të merret në sasi të vogla dhe vetëm kur është absolutisht e nevojshme.

paracetamoli-shtatzani-nena-dhe-femija
Eshte bere nje eksperiment ne 2.000 çifte vëllezerish (vajza dhe djem), ku nënat e te cileve gjatë shtatzënisë, kishin marrë paracetamol për të kuruar ethe dhe dhimbje për një periudhë që e kishte tejkaluar 28 ditëshin; këto mostra pastaj u krahasuan krahasuar me çifte te tjera vellezerish, nenat e të cilëve nuk e kishin bere perdorimin e këtij ilaçi.

po karikohet...

Në vlerësimin e bërë nga mjeket dhe kerkuesit shkencore, u përfshine edhe faktorë të tjerë mjedisort, të tilla si infeksionet, alkooli, përdorimin i duhanit dhe ilaçe të tjera. Me pak fjalë, ne baze te analizes se kryer, pala e  vëllezërve, nenat e te cileve nuk kishin bere perdorim te paracetamolit, kishin arritur rezultate më të mira në testet e aftësive dhe komunikimit, ne krahasim me femijet e tjerë. Këto efekte, megjithëse në një masë më të vogël, ishin regjistruar edhe në ato çifte vëllezërish tek te cilet paracetamoli ishte perdorur ne një masë më te vogel se 28 ditë.

paracetamol-shtatzani

E njëjta situatë eshte paraqitur edhe ne shume vende te tjera te botes, dhe kjo gje e tronditi opinionin publik, i cili ishte gjithmone i bindur se paracetamoli s’ ishte aspak i demshem. Per te vertetuar kete gje u be ky eksperiment tek minjte, kavje te rregullta esperimentesh:
U tregua se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë, mund të pengojnë funksione të caktuara të zhvillimit të seksualitetit te gjitarët meshkuj, duke përfshirë edhe njerëzit. Në fakt, është vërejtur se minjtë meshkuj në bark të nënës që kishin qenë të nënshtruar përdorimit të substancës se paracetamolit, tregonin një interes të dobët kundrejt seksit të kundërt; e njëjta gjë ndodhi në sjelljen e minjve femra të ekspozuara ndaj sjelljeve mashkullore.
Por si është e mundur që paracetamoli (dhe madje edhe aspirina) te cilat jane nder barnat me të përdorura nga të gjithë, mund të krijojë keto gjëra?  Përgjigja qëndron në aftësinë e këtyre barnave që pengojnë sintezën e prostaglandin E-2, nëpërmjet përthithjes së ilaçit nga placenta.
Pra, me sa duket, paracetamoli krijone dëme mjaft serioze, sidomos nese përdoret në doza të tepërta, dhe dëme të tilla nënivelin psikomotor dhe të sjelljes shfaqen brenda 3 viteve të para të jetës. Prandaj, do të ishte e përshtatshme të përdorin paracetamolin me masa te duhura dhe nëse s’ eshte domosdoshmerisht e nevojshme, do të ishte mirë ta shmangim plotësisht
.

Loading...
Admin

Nena dhe Femija

Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje