Pilula e dites se neserme, c’fare eshte dhe si funksjonon?

Pilula e dites se neserme, eshte nje ilac (kokerr) i cili merret diten e neserme mbas nje raporti seksual. Per kete arsye quhet pilula e dites e neserme, ky ilac është një kontraceptiv urgjence që përdoret rralle nga çiftet stabel  ose qe kane kohe qe rrine sebashku.
Por kokerra e dites se neserme mund te meret edhe nga nje cift i cili ka femije te tjere dhe nuk duan te kene me me fëmijë dhe s’ kane pasur rezultat në përdorimin e metodave tradicionale kontraceptive (p.sh.carja e  prezervativit)
pilula-e-dites-se-neserme-nena-dhe-femija
Kjo lloj menyre kontraceptive merret ne konsiderate ne raste emergjence ne te cilat mendohet se nje femer mund te ngelet shatezan mbas nje raporti pa mbrojtje. Se pari duhet te dime se c’fare eshte ky lloj ilaçi, ose pilula e dites me vone, dhe per çfare behet fjale?
Kokrra e dites me vone është një kokerr, nje ilaç farmaceutik me një dozë të lartë  progesteroni që përdoret në rastet kontraceptuese urgjente: merret zakonisht mbas një marrëdhënie seksuale potencialisht në rrezik shtatzanie.Ajo mund të blihet në farmaci (apo kerkohet ne ndihmen e shpejte në rast dhune ose marrëdhënie seksuale në të cilat femra nuk i ka miratuar) ose duke paraqitur recetën e mjekut. Kokrra e dites me vone duhet pire brenda dhe jo mbas 72 oreve menjehere mbas marredhenies seksuale te pambrojtur.

Si funksionon pilula e dites se neserme?

po karikohet...

Kjo kokerr eshte ne gjendje per të ndaluar ovulacionin, në rast se ky nuk ka ndodhur ende.

Pengon kalimin e spermës në mitër dhe tubave fallopiane, duke ndryshuar funksionimin tyre dhe pengon fekondimin e një veze tashmë të lëshuar.

Efikasiteti i saj është drejteperdrejt në proporcion me shpejtësinë me të cilën merret pas një raporti seksual te pambrojtur me rrezik shtatezanie. Efektshmeria maksimale e kesaj kokrre është nese pihet brenda 12 orëve pas raportit seksual të pambrojtur.
Efektshmeria zvogelohet në 85% nëse merret 24 orë pas marrëdhënies së pambrojtur.
Përqindja bie në mënyrë drastike në 58% në qoftë se gruaja pret më shumë se 24 orë (me një maksimum prej 72) garantimin e parandalimin e shtatëzanisë.

Efektet anësore te kokrres se dies me vone:

Akne, dhimbje koke, dobësi, të përziera (efektet anësore më të njohura)

Të vjella (efekt anësor i rastit)

Fluks me i bollshem menstrual (ipermenorrea)

Menstruacione te parakohshme (polimenorrea)

Diktim intermenstrual

Diarrea

Toksikim i mëlçisë, nese kjo kokerr perdoret shpesh here

Kokrra e dites se neserme  nuk duhet te perdoret ne menyre te parregullt dhe shpesh here pasi mund te favorizoj nje toksikim kronik te melçise. Si te gjithe kontraceptivet hormonal dhe natyrak ky kontraceptiv nuk parashikon mbrojtjen ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

Loading...
Admin

Nena dhe Femija

Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje