E hënë, Dhjetor 17, 2018
Femijaviti i pare

Pozicionet me te mira per foshnjen ne gjume

Prinderve gjithmone u pelqen te kene afer femijen e tyre te porsalindur qe te mund te kujdesen dhe ti kontrollojne sa me shume te jete e mundur, kjo vlen edhe kur ata jane duke fjetur gjume. Eshte e rekomandueshme qe ta vendosni krevatin e femijes ne dhomen tuaj, te pakten ne periudhen kur foshnja eshte e porsalindur ne menyre te tille qe te monitoroni gjithçka qe ndodh me te. Mos e lini kurre femijen te fleje ne divan ose ne kolltuk pasi eshte shume e rrezikshme. Gjithashtu nje nder gabimet qe bejne shumica e prinderve eshte qe te marin femijen dhe te flene bashke me te ne krevatin martesor, kjo gje nuk duhet bere.

nena-dhe-femija-ne-gjume

Cilat jane pozicionet me te mira per foshnjen ne gjume ? Me poshte gjeni disa prej pozicioneve me te mira:

loading...

– Gjeja e pare qe duhet te dime kur veme te fleje nje femije te vogel eshte qe ta shtrijme me barkun lart ose ne brinje (anash). Keto jane pozicionet me te mira por nese pediatri ju keshillon edhe ndonje pozicion tjeter ndiqni keshillen e tij.

– Dysheku i krevatit duhet te jete i drejte, evitoni qe te vini te krevat gjera te tilla si: lodra, pelush, peshqira, etj pasi te gjitha keto jane te rrezikshme dhe mund te prishin gjumin e femijes.

– Persa i perket kohes qe femija duhet te fleje varet nga mosha qe ka, por ne pergjithesi te porsalindurit flene shume, deri ne 18-20 ore ne dite, mos u frikesoni, eshte mese normale, sa te mesohen me ciklin e dites, te dallojne diten nga nata.

– Te porsalindurit duhet te zgjohen çdo 2-4 ore per te ngrene dhe per tu nderruar, pasi hani 8-12 here ne dite. Kur u jepni per te ngrene femijet duhet te jene plotesisht te zgjuar
Admin
the authorNena dhe Femija
Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.