Prishja e dhembeve tek femijet

Ne vitet e fundit prishja e dhembeve tek femijet eshte bere pothuajse nje gje normale, formimi dhe zhvillimi i karies tek dhembet e femijeve po rritet vazhdimisht pasi produktet me shume sheqer dhe konservues jane ne cdo dyqan, dhe grupmoshat me te prekura jane ato nga mosha 4 vjeçare deri ne moshen 12 vjeçare. Kurimi dhe perkujdesja e higjenes orale duhet te filloje qe ne moshen me te vogel. Si mund te behet kjo gje? Eshte shume e thjeshte, duke perdorur vazhdimisht dhe ne menyre korrekte furçen dhe pasten e dhembeve.

prishja-e-dhembeve

Cilat jane pasojat e nje higjene jo te rregullt orale?

Formimi i karies qe ne moshe te vogel mund te çoj me siguri ne humbjen e parakohshme te dhembeve, ose ne rastet me ekstreme mund te çoje ne krijimin e patologjive te ndryshme.

Si ta parandalojme formimin e karies?

Nje nder veprimet qe mund te behet, perveç perdorimit te furçes dhe pastes se dhembeve eshte heqja e karies dhe rindertimi i dhembit apo dhemballes se interesuar. Pyesni pediatrin tuaj nese femija juaj ka nevoje qe te pi fluor. U blini femijeve tuaj nje furçe me koke te vogel dhe bisht te gjate.

karie-te-dhembet
Perdorni fillin interdental me shume kujdes tek femijet, edhe pse ai eshte shume i dobishem dhe i efektshem.
Nese ndodheni jashte shtepise e mesoni femijen tuaj qe ta shplaje gojen me uje te rrjedhshem dhe i jepni nje çimçakiz pa sheqer, gjithmone nese ka moshen te tille qe kupton, dhe nuk e kalon poshte.
prishja-e-dhembeve-te-femijet
Pra, kura me e mire kunder prishjes se dhembeve nga kariet eshte perkujdesja, higjena korrekte dhe e perditshme e dhembeve.
Rekomandohen te gjithe prinderit qe ti çojne femijet e tyre per te vizituar ne menyre kostante tek odontoiatri, te ndiqni nje diete te rregullt te te ushqyerit, duke mos tepruar me sheqernat dhe karbohidratet dhe sidomos te kontrolloni femijen tuaj qe te mbajne nje higjene te rrepte orale, ti lajne dhembet te pakten 2 here ne dite  per 3 minuta mbas vaktit.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.