E martë, Dhjetor 11, 2018
3 muajt e funditShtatezania

Prishja e parakohshme e membranave – PROM

PROM ose prishja e parakohshme e membranave eshte nje term shkencor i cili vjen nga anglishtja ” premature rupture of membranes “. PROM eshte nje komplikacion (veshtiresi) e shtatezanise e cila mbeshtetet ne prishjen e parakohshme te membranave amniocoriali. Kontrolli i PROM duhet te behet para javes se 37-te te shtatezanise. Rreziqet e lidhura me verifikimin e kesaj semundjeje, do te jene aq te medha, sa me shpejt te manifestohet ky problem, edhe per shkak te pershpejtimit te dates se percaktuar te lindjes. Per kete arsye, perballimi i PROM na çon perballe me nje problem shume te nderlikuar dhe delikat, sidomos ne rastet e parakohshme te membranave. Perjashton ose ve ne rrezik te madh mbijetesen e femijes. Ne momentin qe dallohet kjo semundje eshte thelbesore prania dhe asistenca e nje ekipi te specializuar mjekesh per te kontrolluar probleme te tilla si, veshtiresi ne frymemarrje te fetusit, infeksione te ndryshme dhe hemoragji.

prishja-e-membranes-prom

loading...

Shkaqet e pranise se PROM jane te shumta, dhe shpesh me ane te tyre mjeket jane ne gjendje te krijojne nje kuadro klinik te qarte. Behet fjale per nje semundje qe perfshin rreth 3% te shtatezanive, dhe shpesh te çon ne infeksione te membranave amniocoriali. Keto membrana neqoftese jane te ekspozuara ndaj veprimit te baktereve, behen nje rrezik shume i madh per vete fetusin. Faktore te tjere qe lehtesojne tkurrjen e membranave jane te lidhur me kontraktimet e nenes per shkak te mbartjes se semundjeve seksualisht te trasmetueshme, por edhe episode te kaluara te PROM, ose lindje te binjakeve, e cila ka shkaktuar zgjerimin e mitres dhe humbjen e elasticitetit. Edhe pse vemendje ndaj parandalimit te PROM duhet te jete konstante, veshtiresia e lidhur me zbulimin e shume faktoreve qe e shkaktojne kete semundje, i ben te gjithe mjeket dhe kerkuesit shkencore te ndihen me te vemenshem ne trajtimin dhe kurimin e PROM. Ne fakt, prania dhe verifikimi i kesaj semundjeje eshte nje nder shkaqet kryesore e vdekjeve te fetusit, pa perjashtuar dhe pergjegjesine e deformimeve te medha te skeletit dhe mushkrive te femijes.

dona-shtatezan

Menyrat e perballimit te PROM ndryshojne ne baze te periudhes se zbulimt te kesaj semundjeje. Kur PROM verifikohet, psh. gjate 24 javeve te pra te shtatezanise, vdekshmeria e fetusit eshte 100% e sigurt. Dhe e kunderta, Nese membranat prishen pas javes se 37-te te shtatezanise, behet e mundur, fale nderhyrjeve te shpejta kirurgjikale dhe ne kohe rekord – perballimi me sukses i arritjes deri ne fund te shtatezanise.
Pra, mund te themi qe rastet me te rrezikshme dhe delikate jane ato qe verifikohen midis javes se 24 – 37 te shtatezanise. Ne keto raste nje nderhyrje mjeksore ne kohe rekord eshte thelbesor dhe ben te mundur perfundimin me sukses te shtatezanise.

Sleeping pregnant woman

Diagnoza arrihet fale humbjes se lengut amniotik nga ana e nenes dhe ne vazhdim ne spital. Duhet patur kujdes qe te behet dallimi midis lengut amniotik dhe humbjeve te tjera trupore si urine, dhe sekrecione vaginale.
Pra, fale nje diagnoze korrekte behet e mundur percaktimi i nje kuadri te sakte klinik, i cili do te perfshij shtrimin e menjehershem te nenes ne spital, dhe monitorimin kostant te te dy individeve, nenes dhe femijes.

Admin
the authorNena dhe Femija
Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.