Pse qajn femijet

Pse qajn femijet? Te qaret tek femijet nenkupton terheqje te vemendjes se prindit, dhe sidomos nese qajne me ze te larte efektshmeria e te qarit eshte e sigurt pasi prindi nuk ben dot pa degjuar. Ketu nuk po flasim per bebet e vogla, apo kur femija s’ ndihet mire nga ana shendetesore, ketu behet fjale per femijet e moshes nga 1-2 vjeç e lart. Te qarit per femijet e kesaj moshe eshte nje strategji e vetedijshme, e nderthurur nga vete ata, por qe e kane te mesuar dhe shpesh prinderit kane nje pergjegjesi shume te madhe per kete gje.

Pse? Po ju japim nje shembull te thjeshte: Marrim nje femije te vogel qe i kerkon diçka nenes ose babait ne menyre te sjellshme dhe te edukuar, dhe prindi eshte duke bere ose menduar diçka tjeter nuk i kushton vemendje as heren e pare dhe as heren e dyte. Nese arrihet tek kjo pike femije do te filloj te ngre zerin, te uleras, te bej naze, vetem per te terhequr vemendjen e prindit, ose do te fillojne te qajne dhe te ankohen.

pse-qajn-femijet-nena-dhe-femija

Nese doni te evitoni kete gje duhet te pergjigjeni menjehere thirrjes se femijes suaj, duhet te evitoni qe femija juaj te shkoje deri ne fazen e stresit.

Eshte shume e rendesishme pergjigja e menjehershme, ose nese vertet nuk mundeni krijoni nje kontakt me sy, me gjeste, keshtu femija juaj do te kuptoje qe per 1 minute do te kete vemendjen tuaj. Pastaj jepini femijes vemendjen e kerkuar sa me shpejt te jete e mundur.

Kur femija fillon te ankohet dhe te qaje, prinderit nuk duhet te acarohet pasi ai nuk ka asnje qellim te jete irritues, por thjesht po kerkon vemendje dhe ndihme. Prindi duhet ti pergjigjet kerkeses se femijes dhe pastaj te jete per te nje model sjelljeje. Psh: ti thote femijes embelsisht: ne vend qe te qash me thuaj se cfare do dhe ta mesoni se si kerkohen gjerat. Eshte shume e rendesishme ti mesoni femijet frazen e duhur dhe tonin e duhur.

pse-qajn-femijet

– Nese femija s’ pushon se qari duhet ti beni vetes disa pyetje, si psh:
A jam impenjuar aq sa duhet me femijen tim?

A kam qene e stresuar ne kete periudhe dhe ja kam trasmetuar dhe femijes kete gje?

A ka ndryshuar rutina e femijes?

Cila eshte arsyeja e cila femija po na kerkon me shume vemendje?

Pra, çelesi i qetesise se femijes suaj eshte thjesht kushtimi i kohes dhe vemendjes. Behet fjale per cilesi kohe dhe jo sasi, mund ti lexoni nje perralle, te luani me te, te gatuani bashke, ose çfaredo lloj aktiviteti qe femijes suaj i pelqen. Te ghjitha keto ndikojne pozitivisht ne rritjen dhe qetesine e femijes suaj.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.