E martë, Dhjetor 11, 2018
Femijamami dhe bebiviti i pare

Qumeshti i gjirit dhe vetite e tij

Ta ushqesh femijen tend me qumeshtin e gjirit te ndihmon ne shume aspekte: te qeteson, te ul stresin, te ndihmon te ulesh ne peshe, dhe eshte nje kontraceptiv natyral. Ne te njejten kohe kjo gje i ben mire dhe femijes, pasi eshte ne kontakt direkt me trupin e nenes, merr te gjitha vitaminat, zhvillohet dhe forcohet sistemi imunitar, ndihmon ne inteligjence, etj. Pra, ushqimi i femijes me qumeshtin e gjirit i ben mire femijes dhe nenes, si nga ana fizike dhe ajo psikologjike. Prodhimi i qumeshtit te nenes stimulohet nga hormoni i ossitocines.

qumeshti-i-gjirit-nena-dhe-femija

loading...

a) Pike se pari sherben dhe eshte antistres. Qumeshti i gjirit funksionon vertet si nje ilaç antistres, pasi duke u rritur perqindja e prolatines dhe ossitocines, redukton ne menyre te dukshme stresin e nenave, duke u dhene atyre nje rezistence me te madhe. Sipas studimeve te shumta nenat qe ushqejne femijen e tyre me qumeshtin e gjirit, jane ne gjendje te kujdesen dhe tu bejne balle me mire kerkesave te femijes sesa ato nena qe u japin qumesht me biberon, pasi presioni i gjakut te tyre eshte shume me i ulet sesa grupi tjeter i nenave.

b) Se dyti ta ushqesh femijen me qumeshtin e gjirit te ndihmon edhe ty si nene te shplodhesh me shume, pasi gjate ketij proçesi hormoni i ossitocines qe prodhohet ka nje efekt qetesues. Eshte e vertete qe duhet te zgjoheni shpesh here gjate nates, sipas nevojave te femijes por mos harroni se dhe nenat qe u japin qumesht me biberon e bejne kete gje, vetem se ju keni me shume avantazhe. Ky eshte i vetmi ndryshim.

c) Prania e qumeshtit te gjirit djeg yndyrnat, dhe ju ndihmon te bini nga pesha me shpejt. Nje nene qe jep qumesht gjiri djeg 500 kalori me shume ne dite, te cilat i nevojiten per te prodhuar qumeshtin, keshtu qe nese ndiqet nje diete korrekte ka shume mundesi qe te humbisni me shume peshe. Duhet te beni shume kujdes qe te merrni kalcium te mjaftueshem, duke ngrene: drithera integrale, perime dhe ushqime te pasura me kalcium, si: qumesht, kos, djath, perime me gjethe jeshile si spinaqi, leng portokalleje dhe cereale te ndryshme. Qumeshti i nenes eshte shume i pasur me kalcium, dhe nese s’ ushqeheni mire mund ta ndiheni me vone mungesen e tij.

ç) Qumeshti i gjirit gjithashtu eshte nje kontraceptiv natyral. Ne momentin qe femija thith qumeshtin stimulohet prodhimi i prolatines, i cili frenon ciklin menstrual, dhe nese nje neo-nene ushqen femijen vetem me qumeshtin e saj per te pakten nje vit, nuk do ta kete ciklin menstrual mesatarisht per 14 muaj. POR KUJDES, edhe ne mungese te menstruacioneve qendron rreziku qe te bini perseri shtatezane.

Admin
the authorNena dhe Femija
Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.