E martë, Dhjetor 11, 2018
3 muajt e dyte3 muajt e fundit3 muajt e pareShtatezania

Raporti i nenes me ujin

Trupi i njeriut është i përbërë nga 75 % ujë. Qe ne momentin e koncepimentos (ngjizjes) njeriu lind dhe rritet në ujë, dhe ndoshta edhe për këtë arsye gjithnjë e më shpesh grate po i afrohen ne menyre te natyrshme ujit, sidomos ne shtatezani. Aktiviteti i lehte aerobik ne shtatezani ndihmon femren ti perballoje me mirë ndryshimet fiziologjike qe ndodhin ne trupin e saj. Gjithçka ndodh me më pak sforca, pasi pesha e trupit në uje zvogelohet, deri ne një te gjashtën, duke lehtesuar në masë të madhe lëvizjet. Fale levizjeve ne uje, përforcohen muskujt e barkut, dhe kjo ndihmon ne mbajtjen sa me drejt te trupit, duke zvogeluar dhimbjet e shpines, te cilat jane shume te pranishme gjate shtatezanise.

raporti i nenes me ujin nena dhe femija

loading...

Përfitimet e qendrimit ne uje jane te shumellojshme, si ne nivelin fizik, edhe ne ate emotiv dhe psikologjik. Ju ndihmon të shkarkoni tensionin, te relaksoheni dhe ta jetoni shtatzëninë me me pak ankth dhe frikë. Ushtrimet e zhvilluara ne uje perveç ketyre ndihmojne per te bere nje gjume me te qete, pasi ne shtatezani kjo s’ eshte shume e mundur.

Nese doni te perfitoni sa me shume nga kjo gje uji duhet te kete nje temperature midis 30-32°C, s’ duhet te jete as i ftohte dhe as shume i nxehte. Qe te praktikosh akuacitetin (qendrimin ne uje) gjate shtatezanise nuk eshte domosdoshmerisht e nevojshme te dish te notosh, mjafton te qendrosh brenda ne uje dhe te besh ato levizje te cilat te bejne te ndihesh me mire dhe te relaksojne. Mjafton edhe thjesht te mbash nje tpo ne dore. Madje ka disa pishina te specializuara me kurse enkas per grate shtatezane qe i ndihmon ta perjetojne sa me mire dhe ta ndajne me gra te tjera shtatezane, kete eksperience te mbrekullueshme.

nena-dhe-femija-shtatezania

Perfitimet, te mirat qe na ofron uji po vleresohen shume ne ditet e sotme, saqe shume gra vendosin ta lindin femijen e tyre ne uje, pasi mendohet se i ndihmon me shume gjate lindjes. Por ne te njejten kohe ndihmon shume dhe fetusin, i cili ka qendruar per 9 muaj ne nje ambjent ujor, dhe e ka me te lehte pasi gjendet perseri ne te njejtin ambjent. Pra uji eshte nje element shume i domosdoshem si per nenen dhe per femijen e porsalindur.

Admin
the authorNena dhe Femija
Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.