E martë, Dhjetor 11, 2018
3 muajt e dyte3 muajt e fundit3 muajt e pareShtatezania

Shtatzania ne vere, disa keshilla

Ne kete artikull do te shohim disa keshilla per te perballuar me mire te nxehtit, enjtje e duarve dhe këmbëve,lodhje dhe pagjumësine. Shtatzania ne vere mund te behet edhe me e kendeshme duke ndjekur keto keshilla praktike dhe te dobishme.

A – Te nxehtit luftojeni me nisheshte orizi.
Pini më shumë lëngje, mos u ekspozoni ne diell në oret me te nxehta, hani ushqime të freskëta dhe të lehta, në qoftë se keni mundësi përdorni kondicionerin (por pa e ulur shume temperaturen). Për te lehtësuar ndjesine e te nxehtit kur beni shetitje, përdorni letrat e njoma per tu freskuar. Në shtëpi mund të zhyteni ne vaske me niseshte orizi. i cili ka një veprim të lehtëasorbues dhe freskues.

loading...

vaske-per-tu-shplodhur

B – Kembe dhe duar te enjtura? Ecni se do tju kaloje.
Shmangni te qëndruarit e gjatë në këmbë dhe shmangni mënyrën sedentare te jeteses. Beni një shëtitje çdo ditë, pasi stimulohet pompa plantare dhe përmirësohet qarkullimi. Nëse ju jeni në det janë te shkelqyera shetitjet ne uje, mundësisht në mëngjes herët apo pasdite vonë kur dielli nuk është i nxehtë. Mos i espozoni këmbët tuaja direkt ne diell.

C – Nese ndiheni te lodhura ngadalesoni ritmin dhe stresin.
Është koha për ta marrë jeten me më shumë qetesi. Ngadalesoni ritmin e punës dhe mbani nen kontroll stresin. Nëse vuani nga pagjumësia ok  të gjithave strategjive relaksuese: mund te beni edhe një sy gjumë pasdite, ndërsa në mbremje jane te lejushme të gjitha aktivitetet e qeta të tilla si leximi, një shëtitje ose pak TV.

D – Gjate ekspozimit ne diell e mbroni lekuren me nje krem mbrojtes, sidomos fytyren.
Parandalimi i pare eshte ai i marrjes se diellit ne menyre te moderuar dhe graduale. Shkoni ne det ne oret e para te paradites, deri ne 11, dhe rikthehuni ne plazh mbas ores 16. E mbroni gjithmone lekuren me nje krem mbrojtes me filter te larte solar, dhe sidoms fytyren.

deti-ne-shtatzani
E – Nese doni ti beni pushimet ne det, mos zgjidhni destinacione te izoluara.
Kur nje grua shtatzane kthehet nga pushimet ne det ka nje pamje me te relaksuar, s’ paraqet enjtje kembesh, dhe nuk shton me shume kile seç duhet. Kjo gje ndodh fale prezences se jodit i cili stimulon metabolizmin dhe ndihmon qe te mbahet pesha nen kontroll. Ne det mund te behen shetitje te gjata buze detit, te cilat riaktivizojne qarkullimin, por duhet pasur gjithmone kujdes te mos eksozohemi ne oret e nxehta dhe te evitojme vendet e izoluara.

F- Destinacioni MAL, jo me shume se 1400 metra.
Ne mal ajri eshte i fresket, s’ ka lageshti dhe peisazhi ka nje efekt shume relaksues. Por gjithmone duhet te kemi kujdes te mos i kalojme 1400 metra lartesi, pasi me rritjen e lartesise zvogelohet perqendrimi i oksigjenit ne ajer. Kjo eshte nje gje te cilen eshte me mire ta evitojme, pasi sistemi placentar ka nevoje qe te thithe sa me shume oksigjen nga organizmi i nenes.

mali-ne-shtatzani
G – Ne avion ngrihuni nga vendi çdo 30 minuta.
Gjate udhetimit ne avion pini gjithmone uje, pasi u ben mire per qarkullimin. Mundohuni qe te uleni ne nje vend ku mund te levizni lirisht. Ngrihuni shpesh nga vendi dhe beni 2 hapa. E vendosni rripin e sigurimit poshte barkut.
Admin
the authorNena dhe Femija
Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.