Si te heqim barkun pas lindjes ?

Si te heqim barkun mbas lindjes? Ne 10 ditet e para te lindjes mund tia lejojme vetes barkun e madh dhe te fryre, por pas kesaj kohe duhet te bejme çmos qe ta eliminojme sa me pare, dhe te kthehemi ne forme si dikur, duke bere ushtrime per barkun, shetitje 30 minuta ne dite, te ushqehemi ne menyre te ekuilibruar duke perdorur pak kripe dhe ushqime jo shume te elaboruara, si edhe te aplikojme nje krem hidratues dhe elastizues.

Ne javet e para pas lindjes se nje bebeje eshte me se normale qe lekura dhe muskujt e barkut te jene jo te tonifikur. Nese keni deshire dhe vullnet do te ktheheni perseri ne formen e meparshme, duhet vetem pune konstante. Periudha e shtatezanise eshte e karakterizuar nga nje trasformim morfo-strukturor i organizmit, sidomos i muskulatures se barkut, i cili gjate 8 muajve duhet te zgjerohet qe te lejoje rritjen e fetusit. Me poshte po ju rreshtojme disa menyra qe do tju ndihmojne te hiqni barkun pas lindjes se femijes tuaj:

po karikohet...

si-te-heqim-barkun-mbas-lindjes

1) Ne 10 ditet e para pas lindjes se femijes eshte e keshillueshme qe te vishni korsene, sidomos nese keni bere nje lindje me operacion, pasi ndihmon shume ne levizjet qe beni, u ben me te thjeshta. Ju ndihmon edhe per shtyllen kurrizore, pasi gjate periudhes se shtatezanise ka mare nje pozicion tjeter nga ai normal. Pra, koeseja ju ndihmon per nje posture me korrekte dhe i mban muskujt e barkut te kontraktuar ne menyre natyrale. E mbani vetem gjate dites, kurse ne darke kur shkoni per te fjetur gjume e hiqni.

2) Ushtrimet e para te barkut mund ti filloni vetem pas dy javesh nga lindje e bebese dhe duhet te beni 30 minuta ecje te lehte çdo dite. Pasi kane kaluar 2 jave nga lindja mund te filloni te beni ushtrime specifike per barkun, por gjithmone duhet te jeni te kujdeshme nese çarja e barkut, ose qepja te jete mbyllur totalisht. Nese vini re qe kjo gje s’ eshte bere i shtyni ushtrimet per me vone deri ne momentin e duhur. Perveç ushtrimeve eshte mire qe te zhvilloni nje aktivitet fizik te lehte por kostant, mjafton edhe nje shetitje me hap te lehte per 30 minuta. çoni femijen tuaj ne karroce dhe ecni bashke me te ne ajer te paster, do tju ndihmoje si psikologjikisht ashtu dhe fizikisht.

si-te-heqim-barkun-nena-dhe-femija

3) Ushqimi duhet te jete i thjeshte, pa shume kripe dhe mos mbani diete. Mjeket ndalojne rreptesisht mbajtjen e dietes pas lindjes, sidomos nese nena ushqen femijen me qumeshtin e gjirit. Qe te hiqni barkun s’eshte e nevojshme qe te beni dieta drastike, mjafton te hani ne menyre te rregullt, me ushqime te tjeshta dhe qe mund ti tresni lehte. Ulni konsumin e kripes, e cila shkakton akumulimin e lengjeve dhe si rrjedhoje enjtje; konsumoni fruta mundesisht larg vakteve; lehtesoni kolitin duke ngrene drithera pak te elaboruara; evitoni konsumimin e ushqimeve shume te perpunuara, pasi ngadalesohet tretja; e pertypni ushqimin me ngadale qe te lehtesoni tretjen e tij.

4) Perdorni nje krem idratues dhe elastizues. Pas nente muajve te shtatezanise lekura behet e thate dhe e patonifikuar, per te evituar kete gje aplikoni nje krem hidratues dhe elastizues, te pasur me collagen, elastine te cilet ndihmojne ne te kete proçes qe keni ndermarre. Per ato nena qe ushqejne femijen me qumesht gjiri kini kujdes te lexoni etiketat qe mos te kene kunderveprime.

Loading...
Admin

Nena dhe Femija

Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje