E martë, Dhjetor 11, 2018
1 deri ne 3 vjec3 deri ne 6 vjecFemijamami dhe bebiviti i pare

Si te kujdesemi per floket e femijes

Me te vegjelit e shtepise duhet te trajtohen me delikatese dhe shume kujdes persa i perket menyres se te ushqyerit ashtu edhe higjenes se perditshme. Duhet te kujdesemi per lekuren e tyre, per dhembet dhe per higjenen e flokeve, pasi nese bejme kete gje ne menyre te rregullt dhe frekuente parandalojme shfaqjen e irritimeve te ndryshme, rrjebulles, etj. Me poshte po ju japim disa keshilla te thjeshta dhe praktike per floket e femijes:
tharja-e-flokeve-te-femijes

I lani floket e femijes çdo dite, pasi ne kete menyre eleminoni djersen qe akumulohet gjate dites, e cila ngelet e ngjitur ne lekuren e kokes dhe shkakton irritime.

Nuk eshte e nevojshme qe te perdorni shampo çdo dite, por perdorni uje te vaket qe te shmangni edhe formimin e te ashtequajtures rrjebull, e ngjashme me zbokthin qe formohet tek te rriturit per shkak te teprices se yndyrnes ne lekuren e kokes.

Zgjidhni nje shampo te pershtatshme per te lare floket e femijes suaj; duhet te kemi parasysh qe gjate muajve te pare te jetes floket e femijes jane shume te holle dhe te bute, per kete arsye duhet te perdorni nje shampo me pH neutro, e cila nuk shkakton asnje lloj alergjie apo irritimi te lekures.
floket-e-femijes

– Per te lare floket e nje femije te porsalindur duhet ti mbash koken te perkulur nga mbas, por ne menyre shume delikate. Ne kete menyre eviton qe uji apo shampua ti hyj ne sy. Kur jeni duke duke i aplikuar shampon i beni masazhe te lehta ne lekuren e kokes me levizje rrethore, ne menyre te tille qe ti stimuloni rritjen e flokeve dhe te aktivizoni qarkullimin.

loading...

– Tregoni shume kujdes ne momentin qe i thani floket, pasi eshte e domosdoshme qe te eliminoni te gjithe lageshtine ne koke, per te shmangur çfaredo lloj problemi. Perdorni nje peshqir te bute dhe ia thani floket ne menyre shume delikate.
krehja-e-flokeve-te-femijes

– Per te krehur floket e femijeve te vegjel duhet te perdorni nje kreher te pershtatshem per moshen e tyre, te perbere me dhembe te bute qe stimulojne butesine e flokut, zgjidhin floket e mpleksur midis tyre dhe nuk u shkaktojne dhimbje femijeve.

Nese doni qe femija juaj te kete nje arome te mire, mos i hidhni parfum por perdorni vetem puder apo kremrat e pershtatshme per lekuren e tyre.

Admin
the authorNena dhe Femija
Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.