E hënë, Dhjetor 17, 2018
1 deri ne 3 vjecmami dhe bebi

Si te mbrojme femijet e porsa lindur nga semundjet dhe te ftohtit

Bebet ne stinen e dimrit

Ne kete artikull do te shohim si te mbrojme femijet e porsa lindur nga semundjet dhe te ftohtit gjate stines se dimrit.

Foshnjat dhe semundjet e dimrit: si t’i parandaloni ato

loading...

Bebet e lindur ne dimer duhet te perballen me muajt e pare te jetes me shperthimin e viruseve dhe baktereve te sezonit. Per shkak te brishtesise se tyre, ata duhet te shmangen si nga semundjet e frymemarrjes ashtu edhe nga ato gastrointestinale. Si mund ti parandaloni keto semundje? Me poshte disa sygjerime  per te mbrojtur foshnjat e sapolindura nga sezoni i ftohte.

Kerkoni vaksine: prinderit, te afermit dhe te rriturit te cilet kujdesen per femijet e sapo lindur duhet te vaksinohen per gripin, duke parandaluar infeksionin e te sapolindurit. Ne te njejten menyre ata duhet te kerkojne vaksinimet e sezonit tek pediatri nese jane te disponushem per bebet (Pediatri do tu keshilloj moshen e duhur ne te cilen fillojne vaksinimet tek foshnjet).
Lani duart shpesh dhe me saktesi, duke i dezinfektuar me gel antiseptik, per te parandaluar perhapjen e mikrobeve.

Kufizoni vizitat ne shtepine e miqve dhe te afermve: ajo qe nuk i demton te rriturit mund te demtoje nje femije te disa javeve te jetes.

Shmangni ndryshimet e tepruar te temperatures ne shtepi. Mos i ngrohni shume dhomat, ne menyre qe te mos keni ajer te fresket dhe te prodhoni thatesi  ne ajer pasi kjo gje shton sekrecionet e frymemarrjes. Eshte mire te kryeni mirembajtjen e sistemeve te ngrohjes per te lejuar funksionimin e tyre sa me optimal.
MOS i ekspozoni femijet tek tymi i cigareve, duhet te shmangeni nga ato ambiente ku pihen cigare.
Shmangni futjen e foshnjave ne transportin publik dhe ne supermarkete ose dyqane, pasi jane mjedisete mbushur me njerez te cilet mund te jene te ftohur ose me grip.


Privilegjoni ecjen ne natyre nese ditet jane te bukura dhe me diell. Rrezet e diellit jane thelbesore per sintezen e vitamines D, nje substance e rendesishme per zhvillimin e sistemit skeletik.
Vishni femijen ne menyre te pershtatshme me klimen e jashtme. Gjithashtu perdorni nje batanie per te mbuluar femijen ne karroce ose ne krahe, keshtu krijoni nje zone termike te ngorhte pa u perballur direkt me ditet e ftohta ose me te ventiluara.
Ushqimi me gji per foshnjat eshte nje burim energjie dhe fuqie kunder viruseve dhe baktereve. Qumeshti i gjirit eshte shume i pasur me substanca anti-infektive. Disa studime kane treguar nje incidence me te ulet te semundjes dhe hospitalizimit ne foshnjet dhe femijet e ushqyer me qumesht gjiri.

Admin
the authorNena dhe Femija
Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.