Si te sterilizojme biberonin e femijes

Sterilizimi i biberonit eshte shume i rendesishem, sidomos gjate muajve te pare te jetes se femijes, pasi sistemi tretes e te porsalindurit eshte shume delikat dhe i ndjeshem ndaj mikrobeve apo baktereve qe mund te zhvillohen tek biberoni nese nuk e pastrojme ne menyre frekuente. Biberoni duhet te sterilizohet gjithmone pas çdo vakti. Nese nuk jeni te sigurt se si mund te behet te sterilizim i rregullt i biberonit, me poshte po ju japim disa keshilla praktike te cilat na mesojne si te sterilizojme biberonin:

si-te-pastrojme-biberonin

– Para se te bejme sterilizimin e biberonit eshte absolutisht e domosdoshme qe ta pastroni me uje dhe sapun, ta shplani mire me uje te rrjedhshem dhe pasi edhe e keni thare fillo proçesi i sterilizimit.

Egzistojne 2 metoda per te sterilizuar biberonin:

A) Sterilizimi ne te nxehte.

Metoda qe perdoret me shume per te steriluzuar biberonin e femijes eshte metoda e nxehte. Duhet te veproni ne kete menyre:

Mbushni nje tenxhere me uje, hidhni ne te 1 luge gjelle uthull dhe hidhni ne tenxhere te gjitha pjeset e biberonit te çmontuara, asnjehere te plote siç eshte. I lini pjeset e biberonit te zjejne ne uje te valuar per 10 minuta, i hiqni nga uji i nxehte me ndihmen e ndonje ene kuzhine dhe i lini te ftohen mbi nje rrobe te paster.

Per te thare pjeset e sterilizuara te biberonit i ktheni permbys mbi rroben ku i keni vendosur dhe sidoms ne nje vend te paster, larg mikrobeve. Nese nuk keni kohe te prisni i thani pjeset me nje pecete pambuku te paster ose me leter kuzhine.
si-te-sterilizojme-biberonin

B) Sterilizimi i ftohte.

Per te bere sterilizimin ne te ftohte e vetmja gje qe mund te beni eshte te blini produkte e pershatshme per kete gje. Ta hidhni produktin ne nje tenxhere me uje te ftohte dhe ti vendosni brenda te gjitha pjeset e biberonit. Lexoni gjithmone udhezimet para perdorimit. I shplani pjeset me uje te ngrohte  dhe i lini te ftohen.
Kur sterilizoni biberonin eshte shume e rendesishme qe te trasportoni çdo pjese te tij me nje kapese te pastr dhe ti ruani ne nje vend te sigurt dhe te paster.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.