E hënë, Dhjetor 17, 2018
Nenapara shtatezanisesi te mbetesh shtatezane

Te behesh nene pas moshes 40 vjeçare!

Rritja e jetëgjatësisë dhe ndryshimet e mëdha sociale – ekonomike të koheve te fundit kane pasur një ndikim te madh persa i perket amësisë. Te besh femije për herë të parë mbas moshes 30 vjeçare po behet tashme si rregull, sidomos ne vendet e industrializuara. Por, shumë gra sot zgjedhin të presin edhe më gjatë, deri ne moshen mbi 40 vjeçare.

nene-mbas-40-vjece
Shumica e grave e justifikojne kete zgjedhje me shpresën e nje stabiliteti më të madh ekonomik, shoqeror apo sentimentale. Paragjykimi kundër grave në karrierë eshte zëvendësuar thjesht nga nevoja për te pasur 2 rroga ne familje, qe te jete mundesia per nje jete me te mire. Keshtu qe, pritja e kushteve me të favorshme ekonomike nuk çudisin me askend.

loading...

nena-dhe-femija-2

Me kalimin e viteve, trupi i femres ndryshon. Ne moshen 40 vjeçare shumë organe fillojnë të japin shenjat e para te plakjes. Nga pikëpamja e fertilitetit kjo nenkupton njie ulje riprodhuese. Konceptimi (ngjizja) bëhet më e vështirë për të arritur, por shumica e çifteve në mungesë të sëmundjeve specifike, me pak durim dhe kohe ia arrijne qellimit per te pasur femije.

Edhe vezët zhvillohen me me vështirësi, shtohet rreziku i mutacioneve gjenetike si edhe mundesite te deformimeve te fetusit. Megjithatë, mundesite per te pasur një fëmijë të shëndetshëm janë me te medha se 90%. Trupi i një gruaje dyzet vjeçare është më pak i shkathët dhe i zhdërvjellët se sa i nje 20 vjeçareje, por s eshte aspak pengese per te perballuar me sukses dhe pa siklet nëntë muajt e shtatezanisë. Ne qofte se nga njera ane ne kete moshe rriten mundesite e zhvillimit te diabetit dhe ipertensionit, nga ana tjeter kemi effektin e hormoneve te shtatezanise, qe ndihmojne mamate te çfaredo moshe te shfrytezojne me se miri fuqite e trupit te tyre ne kete moment kaq delikat, si shtatezania.

nene-mbas-40-vjec

Është për të theksuar fakti se ndryshimet që ndodhin gjate shtatzënisëjane natyrale dhe automatike, dhe se trupi i femrës është ” programuar ” për ti perballuar keto ndryshime deri ne menopauze. Memesia ne moshen 40 vjeçare është një përvojë me e thellë dhe ndërgjegjëshme se sa ne nje moshe me te re. Lodhja më e madhe fizike kompensohet nga një nivel më i lartë intelektuale dhe psikologjik. Një mënyrë jetese e shëndetshme dhe e balancuar eshte e mjaftueshme për të kompensuar aftësitë metabolike te zvogeluara per shkak te moshes. Hormonet e prodhuara nga placenta dhe fetusi nxjerrin ne pah madh potencialin e madh te femres dhe lidhja që krijohet me fetusin, rigjeneron gjithë energjinë e nevojshme për një nënë, pa marrë parasysh moshën e saj.

Admin
the authorNena dhe Femija
Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.