E hënë, Dhjetor 17, 2018
3 muajt e paremami dhe bebiNenapara shtatezaniseShtatezaniasi te mbetesh shtatezane

Testi i rubeoles para shtatezanise eshte i domosdoshem

Para konceptimit, të gjitha gratë duhet të kryejne rubeo-test, i cili ju lejon të dini me siguri nëse ju keni kontaktuar tashmë rubeolën në të kaluarën. Keto jane menyrat per te lexuar rezultatet e testit:
testi-i-rubeoles-tek-grate-shtatezane-nena-dhe-femija

Rubeola është një sëmundje tipike e fëmijërisë, e cila ne momentin qe femijet bien ne kontakt me kete semundje, u le imunitet gjate gjithe jetes , keshtu qe s’ ka me mundesi qe ata te semuren serisht me te njejten semundje. Prej disa vitesh, ekziston një vaksinë specifike kundër rubeolës e cila mbron 100% kundër infeksionit dhe mund te behet 3 muaj para fekondimit (konceptimit).

loading...

Nëse ju nuk e keni bërë vaksinën dhe nuk e mbani mend në qoftë se ju keni pasur kete semundje ne te kaluaren, mjafton te beni një test të thjeshtë të gjakut, testin e rubeoles, i cili zbulon praninë e dy lloje antitrupash ose imunoglobulinave: IgM dhe IgG .

Imunoglobulina IgM jane antitrupa te cilet prodhohen gjatë fazës akute (shurdhe) të sëmundjes dhe jane te dukshem menjehere ne gjak. Qendrojne aktive për rreth 2 muaj dhe pasi kalon kjo periudhe vlerat e tyre bie nën kufirin e percaktuar dhe rezultati i analizës është negativ.

analiza-oer-rubeolen

IgG jane antitrupat e ‘kujteses’, te cilet prodhohen 1-2 jave pasi keni rene ne kontakt me infeksionin, por qendrojne pozitive gjate gjithe jetes.

Rubeo-testi dhe raporti mjeksor
Në raportin mjekesor paraqitet një vlerë numerike që tregon sasinë e antitrupave të pranishëm dhe intervalin e vlerave treguese nen dhe mbi kufirin e percaktuar, ne base te te cilit testi mund të konsiderohet pozitiv ose negativ.

rubeola-nena-dhe-femija

Këto vlera ndryshojnë sipas laboratorit qe kryen dhe per kete arsye jepet intervali i vlerave ne menyre që te lejojne kuptimin e rezultatin. Megjithatë, është gjithmonë e nevojshme ti tregoni rezultatin gjinekologut tuaj.
Rubeola është një infeksion i cili neqoftese nuk keni qene ne kontakt kurre me pare, dhe s’ keni arritur ne kohe per te bere vaksinen mund të jetë shumë e rrezikshme në shtatzëni sidomos në tremujorin e parë pasi ajo mund të shkaktojë abort spontan ose deformime shume te medha te fetusit, keshtu qe eshte shume e domosdoshme të dini me siguri nëse ju jeni imun apo jo.

Admin
the authorNena dhe Femija
Portali i mamit dhe bebushit te vet!

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.