Aktiviteti fizik gjate shtatezanise

Perfitimet e aktivitetit fizik gjate shtatezanise jane te shumta. Madje dhe vete mjeket e keshillojne ne menyre pothuajse absolute kete gje, pasi ne kete rast perfiton si trupi dhe mendja e neo-nenave qe jane gjithmone ne levizje gjate 9 muajve te shtatezanise.

Per sa i perket pikepamjes psikologjike eshte vertetuar qe grate shtatezane, te cilat praktikojne sport ( te lehte ) e perballojne me mire ankthin dhe depresionin gjate 9 muajve, por edhe pas lindjes, ne fazen e quajtur post partum. Gjate zhvillimit te aktivitetit fizik trupi leshon endorfine, hormone te cilat sjellin mireqenie dhe gjendje te mire morale, dhe e gjithe kjo i trasmetohet femijes, nepermjet plaçentes.

aktiviteti-fizik-shtatezania

Kurse persa i perket anes organike (fizike), te mirat qe sjell aktiviteti fizik i perkasin funksionimit te te gjitha organeve te trupit. Toni i muskujve, sidomos ne zonen paravertebrale, e lodhur nga mbipesha e barkut, qendron i ngritur dhe ndihmon shtyllen kurrizore te duroj gjithe sforcon e ketyre muajve. Fale aktivitetit fizik kembet i ndjejme me te lehta, jo shume te enjtura, pasi gjaku qarkullon me mire, muskujt forcohen me shume dhe traumat evitohen. Aktiviteti fizik ka nje ndikim shume te madh edhe ne kontrollin e peshes, na ndihmon mos te shtojme shume ne peshe. Nese ndjekim nje diete te rregullt dhe ushtrojme aktivitet fizik gjate muajve te shtatezanise, arrijem te parandalojme semundjen e diabetit. Ne te njejten kohe perfiton dhe femija qe ndodhet akoma ne bark, pasi shmang mundesine qe femija te lind mbi 4,5 kg, peshe e cila eshte tamam si nje kembane alarmi per nje obezitet te ardhshem.

aktiviteti-fizik-ne-shtatezani

Perfitimet e aktivitetit fizik ndihen edhe ne momentin kur lind femijen, pasi nena fale ushtrimit te aktivitetit fizik eshte me e favorizuar si nga ana muskolare, si nga permasat e femijes, te cilat do te jene normale.
Femrat te cilat gjate 9 muajve te shtatezanise kane ushtruar aktivitet te rregullt fizik do te perfitojne edhe mbas lindjes se femijes, pasi trupi do te pershtatet me lehte ndaj pozicionit te ri te shtylles kurrizore, fale elasticitetit te muskujve qe kane qene gjithmone ne levizje. Behet e mundur qe te ktheheni shpejt ne formen e meparshme fizike dhe ky proçes s’ do te jete shume i lodhshem.
Edhe persa i perket sferes psikologjike neonena do te ndihet me me shume energji, dhe do te jete ne gjendje te kujdeset sa me shume per beben e saj, dhe me kalimin e kohes do te rigjej si identitetin e nenes dhe ate te femres.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.