a- Praktikoni sport ne menyre te rregullt dhe te moderuar: mundesisht 2 here ne jave, por jo me shume se 4 here. Eshte e keshillueshme te jeni me partnerin ose me nje grup miqsh.
b- Beni kujdes persa i perket rrahjes se zemres: nuk duhet te jene shume te larta, idealja eshte qe frekuenca kardiake mos ti kaloje 140-150 rrahje ne minute. Nese kjo frekuence nese rritet, gjate aktivitetit sportiv nuk duhet ta kaloje periudhen e kohes mbi 20 minuta. Mund ta kontrolloni rrahjen e zemres me nje aparat te quajtur kardiofrequenzimetr, te cilin e gjeni ne dyqanet spotive.
c- Mos e arrini kurre limitin maksimal te sforcos, pasi nxehja e tepert e trupit (ipertermia) mund te jete e demshme per femijen. Nje metode shume e mire edhe e efektshme eshte i ashtequajturi ” Testi i te folurit “: dmth. neqoftese gjate sforcos jeni ne gjendje te bashkebisedoni atehere intensiteti i stervitjes eshte ai i duhuri. Pini gjithmone uje dhe vishni rroba pambuku.
ç- Jepini trupit tuaj pas çdo stervitjeje 24 ore pushim, ne menyre te tille qe te rigjenerohet plotesisht.
d- Mesoni te degjoni trupin tuaj: beni kujdes sesi ndryshon dhe si rrjedhoje sa aktivitet fizik duhet te ushtroni.
e- Beni kujdes me artet: Me mire mos u lodhni shume gjate shtatzanise. Ne kete periudhe ka nje rritje te sekrecionit te relaxines, nje hormon qe rrit elasticitetin e tendinave dhe lidhjeve dhe si rrjedhoje edhe mundesine per aksidente te ndryshme.
f- Kerkoni keshilla eksperteve, sidomos nese shkoni ne palester: levizjet e gabuara te çojne shpesh ne mbingarkimin e shtylles kurrizore dhe arteve. Keshtu qe me mire te pyesni 2 here para se te beni nje veprim sesa fare.