– Qe kur jane te vegjel femijet duhet te trajtohen si persona te pavarur, te cilet edhe pse varen nga prinderit kane edhe ata pavaresine e tyre. Femijet duhet te dine qe prinderit jane aty per ti ndihmuar te rriten dhe te permiresohen, dhe qe do tu japin te gjithe dashurine e domosdoshme dhe qe secili ka rrugen e tij, ne kuptimin qe secili duhet te jete i zoti i vetes.
– Nje shembull shume i mire eshte qe femijeve tu jepen qe te vegjel pergjegjesi te vogla, detyra te vogla, si psh: detyra te vogla shtepiake, aktivitete jashteshkollore, mbajtja ne rregull e dhomes sse tyre gjithmone ne misura dhe funksion te moshes se tyre. Keto jane aktivitete qe duhet gjithmone ti zhvillojne ne autonomi, dhe ne kete menyre mesojne te diferenciojne jeten e tyre nga ajo e prinderve shume me shpejt dhe me qarte dhe te zhvillojne ne kete menyre besimin ne vetvete.
– Per te ndihmuar femijet qe te zhvillojne besim ne vetvete eshte e nevojshme qe qe te vegjel tu jepet mundesia qe te vendosin per disa gjera, eshte e rendesishme qe te ndihen te sigurt, te domosdoshem dhe me aftesine qe te marrin vendime.
– Nje menyre tjeter per te krijuar autonomine eshte ajo e te luajturit me femije te tjere, pa prinderit rreth e rrotull. Kjo gje i ndihmon shume qe te krijojne besim ne vetvete. Te krijojne marredhenie jashte familjes dhe pa pjesemarrjen e saj do ti ndihmoje te rriten si person.
– Nje ambjent plot me dashuri dhe embelsi do ti bej femijet tuaj te ndihen te sigurt, me alegri, lumturi, pika mjaft te rendesishme keto qe femija te ndihet mire, i sigurt dhe me besim ne vetvete.
– I vleresoni edhe per gjestet me te vogla qe mund te bejne, i falenderoni nese psh bejne nje vizatim per ju dhe i lini te kuptoje qe veprimet e mira gjithmone vleresohen. Kjo gje do ta beje qe te kete besim tek vetja dhe te krijoje autonomi.