– Organizoni rrobat: u provoni femijeve te gjitha rrobat e tyre, perfshire çorape dhe kepuce, xhupa, rroba intime, etj. I vendosni te gjitha ato rroba qe si bejne me ne nje karton dhe nese s’ keni femije te tjere me te vegjel ua dhuroni te afermeve ose i jepni ne bamiresi. Pasi keni hequr menjane te gjitha ato rroba qe si bejne, e ndani reston e rrobave duke i kordinuar me njera tjetren, menjane rrobat e dimrit, menjane te veres e keshtu me radhe.
– Organizoni lodrat: shume dhoma te femijeve duken me te vogla seç jane ne te vertete pasi jane te mbushura plot me lodra. Nese dhe ju jeni ne kete liste eshte mire qe ti merrni dhe ti mblidhni te gjitha lodrat grumbull ne nje vend, te filloni dhe ti klasifikoni. I ndani lodrat e pershtatshme per moshen e tyre nga ato qe femija s’ perdor me dhe veproni ne te njejten menyre siç bete me rrobat, i dhuroni. Per ti mbajtur ne rregull lodrat qe do te mbajme duhet ti organizoni neper rafte, baule, kartona, etj. nese perdorni kuti eshte mire qe ne secilen prej tyre te vendosni nje etikete ku do te shkruani se çfare ka brenda.
– Organizoni librat: ato libra qe femija juaj nuk pelqen me dhe ju thote vete qe si do mund ti dhuroni ne nje bibloteke apo bamiresi por ato libra vertet me rendesi mos i lini sa andej ketej pasi librat jane thesar i çmuar, i organizoni ne nje bibloteke te vogel, sipas madhesise apo autoreve, apo moshes.
– Organizoni letrat, fletat e ndryshme: shume nena s’ hedhin poshte asnje flete ku femija i tyre mund te kete bere thjesht edhe nje vije apo pike te vogel, por me kalimin e kohes te gjitha keto akumulohet dhe behet rremuje e madhe. Eshte mire qe te blini dosje dhe te vendosni ne to vizatimet me te mira, ato qe femijes suaj i pelqejne me shume dhe ato qe kane me te vertetete nje lidhje shpirterore.
Pasi mbaron kjo ‘ maratone ‘ do te shikoni se sa mire do te duket dhoma e femijes suaj, po ashtu edhe vete femija do te organizohet me mire si per te bere detyrat, per te vizatuar, per te luajtur…