Disa rregulla ushqimi per femijet

Deshironi ta ushqeni femijen tuaj sa me shendetshem te jete e mundur, ne menyre te ekuilibruar? Me poshte po ju japim disa rregulla ushqimi per femijet, jane rregulla te thjeshta por shume te vlefshme te cilat do tju ndihmojne shume ne menyren e te ushqyerit:

ushqimi-femijeve-nena-dhe-femija

1) Programoni vaktet e javes

Celsi per te pergatitur ushqime te shendetshme eshte programimi i vakteve per te gjithe javen, tamam siç bejne neper mensat e kopshtit apo shkolles. Ne listen tuaj s’ duhet te mungojne fruta, perime, proteina, produktet e qumeshtit dhe çereali integrale.

2) I blini frutat dhe perimet ” interesante dhe zbavitese “

Nje keshille tjeter eshte qe ti shpjegoni dhe ti tregoni femijes suaj se çfare po beni, nese ju nuk hani ushqime te shendetshme nuk mund te pretendoni qe femija juaj te beje nje gje te tille. Nese ua pergatisni frutat dhe perimet ne menyre ” interesante “, do te hane me shume. U jepni ato gjera qe u pelqejne, pse jo duke shtuar dhe ndonje gje te vogel, i prisni frutat dhe perimet ne menyre zbavitese.

piata-per-femije-nena-dhe-femija

3) Porcionet duhet te jene gjithmone me te vogla se ato te te rriturve

Porcionet qe vendosni ne pjaten e femijes suaj duhet te jene te pershtatshme me moshen dhe kostitucionin e tij, nuk mund te pretendoni qe femijet te hane njesoj si te medhenjte, pasi do te marrin zakonin qe nuk mund te ngrihesh nga tavolina derisa te jesh ngopur, lerini ti bejne vete porcionet e tyre.

4) Kontrolloni gjithmone etiketat

Duhet te kontrolloni gjithmone etiketat per te vleresuar vlerat ushqyese, sasine e yndyrnave, sheqernave ne menyre te tille qe mos te shtoni sasi extra.

etiketat-eprodukteve-nena-dhe-femija

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.