Ne disa raste entja e kembeve mund te jete sinjali i nje pamjaftueshmerie te venave. Shtatzania sjell nje sere ndryshimesh, si rritja e vellimit te gjakut, efektin ‘ qetesues ‘ te progesteronit ne muskulaturen e murave te venave, shtimin ne peshe, ngjeshjen e mitres ne strukturat e venave, veçanerisht te kembeve, te cialt kane tendencen te shtohen ne javet e fundit para lindjes se femijes. Te gjitha keto mund te influencojne funksionimin e valvulave te venave qe sjellin gjakun drejt zemres. Enjtja e kembeve mund te perkeqesohet edhe nga temperaturat e larta te veres.
Per te lehtesuar sa me shume kete fenomen krejt normal mund ti drejtohemi nje mjeku specialist qe tu jap ndonje ilaç lehtesues, pa efekte anesore por me mire akoma do te ishte qe te ndiqnit disa nga keshillat e thjeshta qe po rreshtojme me poshte:
– Shmangni sa me shume te jete e mundur temperaturat shume te larta, mos u ekspozoni ne diell ne oret me te nxehta te dites.
– Vishni çorape pambuku, jo te ngushta, jo neilon
– Beni ecje te lehte, rreth 1 ore ne dite
– Shmangni banjot shume te nxehta
– Pas dushit, i shplani kembet me uje te ftohtem duke filluar nga poshte deri ne pjesen e belit
– Flini me kembet pak me te ngritura ne krahesim me koken.
– Konsumoni shume fruta dhe perime