Fekondimi artificial ose i asistuar nuk eshte gje tjeter veçse nje fekondim nepermjet metodave jo natyrale. Pra, spermatozoidet vendosen ne trupin e femres ne menyre jo natyrale per te pershpejtuar takimin, kontaktin me vezet.
Inseminimi ( mbjellja ) artificiale eshte nje fekondim nepermjet metodave artificiale, i cili perdoret ne rast steriliteti mashkullor, ose ne rastet e nje perqindjeje te vogel jetegjatesie te spermatozoideve: domethene, spermatozoidet vendosen ne trupin e femres thjesht per te lehtesuar takimin me vezet.
Ky lloj trajtimi eshte i keshilluar dhe aplikohet kur haset nje problem ne momentin kur spermatozoidet kalojne ne mukozen çervikale. Kjo metode ben te mundur qe spermatozoidet te depozitohen direkt ne miter. Fekondimi i asistuar keshillohet gjithashtu ne rastet e nje oligoastenospermia te lehte, d.m.th. kur aktiviteti ose sasia e spermatozoideve eshte nen norme. Para se te behet fekondimi lengu semial ( i fares) trajtohet, kurohet ne menyre te tille qe te permiresohet cilesia. Ne keto raste mund te perdoret edhe fara e nje dhruesi anonim, por ne shume vende te botes kjo gje eshte e ndaluar me ligj.
Si behet fekondimi i asistuar?
1) Spermatozoidet mund te depozitohen ne vagine dhe kjo metode quhet mbjellje ndervaginale ose Ivi.
2) Spermatozoidet mund te depozitohen ne kanalin çervikal, mbjellje nderçervikale ose Ici.
3) Neper tuba, mbjellje intratubarika ose Iti.
4) Ne bark, mbjellje intraperitoneale ose Ipi.
Keto jane te gjitha teknikat e mundshme, por teknika me e perdorshme eshte kjo: vendosja e spermatozoideve ne kavitetin (brendesine) e mitres (mbjellje intrauterina ose IUI). Para se te behet fekondimi behet monitorimi ekografik i ovulimit, i paraprire nga nje trajtim hormonal, i cili sherben per te bere stimulimin e vete ovulimit.
Kur behet fekondimi i asistuar?
Fekondimi behet pas dhenies se hormonit, te quajtur gonadotropina corionica (Hcg) ose ndryshe LH. Ovulimi ndodh rreth 36 ore pas injeksionit me hormon, keshtu qe duhet llogaritur mire momenti me i duhur per te bere nderhyrjen, fekondimin. Disa ore para se te behet fekondimi i asistuar duhet tu jape mjekeve nje kampion te lengur seminal( te fares), i cili duhet te dorezohet vetem brenda 45 minutave nga dalja jashte organizmit te mashkullit. Ky leng merret dhe i nenshtrohet nje kontrolli per te zgjedhur spermatozoidet me te levizshem dhe me nje strukture sa me te rregullt.
Me vone, pas disa ditesh, femres mund ti rekomandohet nje terapi hormonale e domosdoshme per te ndihmuar mbjelljen e embrionit. Mundesite e suksesit jane varen, variojne shume nga numri i folikujve (follicoli) qe zhvillohen, si edhe nga cilesia e spermes. Nese kjo teknike nuk funksionon pas shume tentativave keshillohet te perdoren teknika te tjera.