Ne baze te shume te dhenave mjekesore mund ti themi PO dhenies se zgjatur te qumeshtit te gjirit te nenes. Ti japesh gji femijes per nje kohe shume te zgjatur eshte konsideruar nje fakt negativ, sepse kufizohet autonomia e femijes. Ti jepje qumesht gjiri femijes edhe gjate vitit te dyte te jetes ne te kaluaren, por edhe ne ditet e sotme eshte quajtur nje faj i vertete. Por mjeket kane nje kendveshtrim krejt ndryshe nga ai i njerezve te tjere, pasi qumeshti i gjirit te nenes ne 6 muajt e pare te jetes eshte burim i vetem ushqyes i femijes, por edhe ne muajt ne vazhdim s’ka pse te jete ndryshe.
Pra, mjeket keshillojne qe nese nenes i jepet mundesia qe te ushqeje femijen e saj me qumeshtin e gjirin edhe gjate vitit te dyte te jetes ta beje pa i bere shume pyetje vetes, por gjithmone duke filluar ta mesoje femijen edhe me ushqime te tjera. Dalengadale duhet te provoje dhe eksperimentoje ushqime te reja, me shije te reja dhe gjithmone duke mos e shkeputur qumeshtin e nenes, i konsideruar si i vetmi burim natyral ushqyes.
Te gjitha keto nuk thuhen ne menyre te rastesishme por kane baza, pasi denia e qumeshtit te gjirit te nenes zvogelon rrezikun e tumorrit ne gjoks, dhe ne te njejten kohe permireson shendetin e femijes. Ne veçanti ruan femijen nga obeziteti. Pra, me pak fjale, te gjithe studiot shkencore rekomandojne dhenien e zgjatur te qumeshtiti te gjirit, edhe gjate vitit te dyte te jetes.
Ne kete rast nuk perfiton vetem shendeti fizik i femijes, por edhe ai emotiv dhe intelektual. Ne te njejten kohe dhe neo- nenat kane nje perfitim shume te madh, keshtu qe ju keshillojme ti lini menjane te thenat popullore dhe ndiqni ato shkencore, jepini qumesht gjiri femijes suaj sa me shume te keni mundesi, pasi kjo ka vetem ane pozitive.