A) Gjeja e pare qe rekomandohet te behet eshte te fillohet nga ushqimi: mund tu themi po perime, frutave, ushqimeve integrale, vajit te ullirit dhe te evitojme sa me shume yndyrnat si, gjalpi.
Dieta me e mire qe mund te ndjekim eshte ajo mesdhetare, me shume fruta dhe perime te fresketa, ushqime integrale, dhe eshte vertetuar qe edhe antioksiduesit, sidomos vitamina E, zvogelojne ne menyre te dukshme radikalet e lire dhe te japin nje ndjesi mireqeniejeje ne te gjithe organizmin, dhe mbi te gjitha ruajne mirefunksionimin e vezoreve, te ovociteve dhe mbrojne membranat qelizore te spermes.
B) Beni kujdes qe mos te jene mbipeshe, pasi rrezikon te mos realizohet ovulimi. Por ne te njejten kohe dhe te mos jeni shume te dobeta, pasi ne kete rast trupi s’ ka rezerva te mjaftueshme per te nisur nje shtatezani. Dobesia vlen edhe per meshkujt.
C) Duhet te rreshtni se piri duhan, pasi duhani ndikon negativisht ne ovulim dhe zvogelon sasine dhe cilesine e spermatozoideve.
Eshte e vertetuar qe femrat te cialt pine duhan kane nje rrezik 60% me te larte infertiliteti ne krahesim me ato femra qe s’ pine duhan. Duhan afron deri ne 4 vjet te menopauzes, rrit numrin e radikaleve te lire, shkakton nje prodhim te papershtatshem te hormoneve qe nderhyjne ne ovulim. Tek meshkujt zvogelon prçesin spermatogenesit dhe perqendrimin e spermatozoideve ne sperme. Nese me pare keni konsumuar duhan, tani ne periudhen qe doni te sillni ne jete nje femije duhet ta eleminoni ne menyre kategorike duhanin.
D) Alkoli demton organet riprodhuese, sepse ndervepron ne prodhimin e gonadotropineve, te cilat kane nje rol themelor ne ruajtjen e mireqenies se vezoreve dhe testikujve. Ne kete rast varet nga ajo qe pime dhe sasine e konsumuar. Per meshkujt rekomandohet deri ne 3 gota vere ne dite, kurse per femrat 1 gote. Ne momentin qe keni zbuluar qe jeni shtatezani eliminoni menjehre alcoolin pasi ndikon keq ne shendetin e fetusit.
E) Praktikon te pakten 30 min ne dite aktivitet fizik, por mos e teproni, pasi shume mase musulare bllokon ovulimin. Tek grate mbipeshe, nderthurja e nje diete te ekuilibruar me aktivitet fizik, zvogelon ne menyre te dukshme deri ne 50% problemet e infertilitetit. behet fjale per nje aktivitet te tille fizik si aerobia, vrap i lehte ose not. Gjithmone duke mos e tepruar. Kurse persa i perket meshkujve, duhete te tregohet kujdes qe mos te qendroni mbi biçiklete per nje kohe shume te gjte, pasi kjo mund te zvogeloje funksionimin e prostates dhe te spermatogenesit.