Grupet e gjakut te prinderve dhe shtatzania

Grupet e gjakut te prinderve ne shtatzani jane nje teme shume e rendesishme. Analizat e grupit te gjakut jane nje nga te parat analiza te cilat behen para planifikimit te shtatzanise. Por shpesh keto analiza behen gjate shtatzanise edhe nese nenat e kishin planifikuar me pare pritjen e nje femije. Analizat e gjakut te prinderve jane shume te rendesishme pasi mund te kete ndonje papajtueshmëri (qe nuk vene dakort me njeri tjetrin) te ciftit i cili mund te sjell probleme tek femija ose tek brezat e ardhshem.

Grupet e gjakut

Grupet e gjakut  jane gjthesej kater dhe jane te identifikuar me emrat e meposhtem.

Grupi A – Permban antitrupa B
Grupi B – Permban antitrupa A
Grupi AB – Asnje antitrup (personat me kete grup mund te marri gjak nga cdo person)
Grupi 0 (zero) – Permban antitrupat si A edhe B

Grupi i ndryshem i prinderve

Shpesh mendohet se nje shtatzani mund te kete probleme vetem nese grupet e gjakut te prinderve jane te njejte, por kjo nuk eshte gjithmone e vertete. Nese prinderit e ardhshem kane grupe gjaku te ndryshem, edhe nese fetusi trashgon grupin e gjakut e te atit, e ema mund te zhvilloj nje pergjigje te imunizuar (dmth do te prodhoj antitrupa kunder rruazave te kuqe te gjakut te fetusit) pasi organizimi i nenes e identifikon te huaj kete grup gjaku pasi nuk eshte i njejti i grupit te saj (Psh. nena me grupin A, babai me grupin B, fetusi me grupin B. E ema ka ne gjakun e saj antitrupa B dhe me anen e ketyre antitrupave mund te godasi rruazat e gjakut B te fetusit). Ne kete rast antitrupat e nenes shkaterrojne rruazat e kuqe te fetusit dhe nje rezultat mund te jete anemia e fetusit (semundje hemolitike e fetusit) e cila ne rastet shume kritike mund te shkoj ne abort.

 

Faktori Rh i gjakut

Problemet e papajtueshmërise se grupeve te gjakut te fetusit dhe nenes varen ne shumicen e rasteve nga faktori Rh  dhe jo vetem nga klasifikimi i grupeve te gjakut. Faktori Rh (Rhesus) tregon prezencen ose mungesen e antigjene Rh ne rruazat e kuqe te gjakut ne te gjitha grupet. Faktori Rhesus mund te jete pozitiv dmth eshte prezent (Rh+) ose negativ dmth nuk eshte prezent (Rh-). Problemet me te shumta te gjakut ne shtazani varen pikerisht nga ky faktor Rh. Keshtu qe nese rishikojme serisht grupet e gjakut e meparshem kemi nje klasifikim akoma me te thelluar

Grupi A- : Domethenme qe faktroi Rh nuk eshte present (Rh-)

Grupi A+ : Domethenme qe faktroi Rh eshte present (Rh+)

Grupi B- : Domethenme qe faktroi Rh nuk eshte present (Rh-)

Grupi B+ : Domethenme qe faktroi Rh eshte present (Rh+)

Grupi AB- : Domethenme qe faktroi Rh nuk eshte present (Rh-)

Grupi AB+ : Domethenme qe faktroi Rh eshte present (Rh+)

Grupi 0- : Domethenme qe faktroi Rh nuk eshte present (Rh-)

Grupi 0+ : Domethenme qe faktroi Rh eshte present (Rh+)

Problemet me te shumta vijne saktesish nga faktori Rh

Nuk ka asnje problem nese prindrit kane te dy Rh positiv ose Rh negati, problemet lindin nese nena ka Rh negativ dhe babai Rh positiv. Ky problem shfaqet nese fetusi trashgon nga babai faktorin Rh positiv (ne 50% te rasteve) dhe nena mund te zhvilloj imunizim dhe te prodhoj antitrupa kunder gjakut te fetusit. Ky problem mund te shfaqet kur gjaku i femijes bije ne kontakt me gjakun e nenes (psh. ne momentin e lindjes… ne kete moment nuk ka asnje problem per foshnjen), nese ky kontakt ndodh gjate shtatzanise (psh. ne ndonje analize invazive si amniocenteza ose villocenteza) pasojat jane shkaterrimi i rruazave te kuqe te gjakut te fetusit si dhe shfaqen e semndjes hemolitike e cila mund te coj deri ne vdekjen e fetusit ne miter. Pervec kesaj, nese gjate shtatzanive te tjera fetusi ka serisht faktroin Rh pozitiv te te atit, antitrupat e nenes te cilet u zhvilluan gjate shtatzanise se pare do te sulmojne sistematikisht rruazat e kuqe te fetusit.

Papajtueshmerite e grupeve te gjakut te prinderve

  • Nena me grupin A, B ose AB pozitiv: Nuk ka nevoj te njohim grupin e gakut te te atit.
  • Nena me grupin 0 pozitiv: eshte e keshilluar qe babai te bej analizat e gjakut pasi nese ka grupin A, B ose AB femija gjate lindjes mund te prezantoj verdhezen e paperputhshmerise AB0. Nuk eshte patologji serioze por nese njihet me pare grupi i babait mund te njihet me pare diagnoza.
  • Nese prinderit kane te njejtin grup gjaku (i njejti grup dhe i njejti faktor Rh) nuk ka asnje problem per femijen

Sot keto situata jane tashme te njohura dhe egzistojne egzaminime specifike qe behen gjate shtatzanise per te pare nese nena prodhon antitrupa kunder rruazave te kuqe te gjakut te femijes (testi i Combs) si dhe trajtime specifike farmakologjike per te bllokuar prodhimin e antitrupave kunder faktorit Rh pozitiv te femijes (Profilaksika anti-D).

 

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.