Keshilla per femijet ne plazh

Shume prej nesh mendojne qe te cosh femijet ne plazh mund te jete shume impenjetive dhe e veshtire si nga ana fizike dhe nga ajo psikologjike. Mjafton te pergatisim dhe te organizojme gjithçka me qetesi dhe kujdes, si per shembull: çanten si per femijen dhe per veten tone, rrobat qe do te nderrohet si edhe kostumin e banjos, te marrim me vete lojra te ndryshme qe te argetohet sa me shume, te marrim me vete ushqime nese ka uri, etj etj

femijet-ne-plazh

Me poshte disa keshilla dhe arsye perse duhet ti cojme femijet tane ne plazh:

1) Mund te njohin dhe eksplorojne materiale te reja.
Ne plazh femijet mund te mesojne shume, pasi jane ne kontakt me materiale te ndryshme si rera e thate ose e njome, uji, shkembinjte, rera e nxehte, rera e ftohte, era e detit, guackat, etj. Eshte e ditur qe femijet mesojne nepermjet shqisave te tyre, dhe ne kete rast deti, plazhi eshte nje laborator natyral i perkryer.

2) Duke qene ne plazh fizikisht femijet dashurohet ne menyre marramendese me natyren.
Guackat e ndryshme, midhjet, peshqit, iriqet e detit, etj jane vetem disa nga krijesat e larmishme qe na ofron deti. Kontakti me natyren qe kur femijet tane jane te vegjel i ndihmon shume si nga ana fizike ( zvogelohet mundesia per obezitet) dhe nga ana psikologjike ( behen me te pergjegjshem per gjerat qe i rrethojne dhe fillojne ta duan sa me shume natyren).

femijet-ne-plazh-nena-dhe-femija

3) Tingujt, melodia e detit ndihmon ne gjumin e femijes.
Tingujt dhe melodia qe leshojne dallget e detit i kujtojne femijes nje ambjent shume familjar, ate te barkut te nenes, kur ishin akoma pa dale ne jete. E gjithe kjo atmosfere relakson dhe i ben te ndihen te qete dhe te sigurt.

4) Thithin ajrin e paster te detit dhe luajne ne ujin e tij.

5) Marrin rreze dielli.
Dielli u ben shume mire femijeve, ndihmon ne rritjen dhe zhvillin e kockave, ndihmon ne rregullin e orareve te gjumit, dhe i ben mire humorit. Pra, te qendrosh ne diell eshte nje kure e vertete natyrale, gjithmone duke pasur parasysh dhe dhuke respektuar oraret e pikut te diellin, sepse espozimi ne oret e nxehta eshte shume i demshem.

6) Mund te luajne dhe te argetohen pa mbarim.

Nese keni vene re femijet e perdorin shume shpesh fjale PRAPE ose AKOMA, kjo s’ eshte gje tjeter veçse nje menyre e pafajshme e tyre per tu zbavitur akoma, akoma, akoma. Ne plazh ata e kane kete mundesi, pasi ju jepet nje larmi gjerash per te bere, si te luajne me rere, te shohin krijesat e shumta qe deti ka, te vezhgojne dallget e detit, te luajne ne uje, etj.

Pra, me pak fjale DETI, DIELLI u ben shume mire femijeve.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.