Kush jane shenjat e para te shtatzanis?

Kush jane shenjat e para te shtatzanis? Perzierje, lodhje, gjoksi me i ndjeshem… Por per te qene te sigurta ju duhet te beni nje test shatzanie.

Nuk eshte e thjeshte qe te kuptojme shenjat e para qe trupi jone transmenton, ndonjehere vetem ideja qe duhete te ngelemi shtatzane ben te mundur qe disa nga senjalet te kuptohen gabimisht, pasi shepsh jane te ngjashem me shenjat qe femrat ndjene para ciklit menstrual. Per te qene te sigurta ju duhet te blini nje test per te verifikuar nese jeni vertet shtatzane apo jo. Por disa shenja ju njoftojne me pare se ju jeni ne pritje te nje femije.
shenjat-e-para-te-shtatzanise

1. Vonesa e ciklit menstrual

Eshte shenja e pare dhe me e besueshme e cila tregon fillimin e shtatzanis, sidomos per femrat qe kane nje cikel menstrual te rregullt. Megjithate, nje vonese e ciklit menstrual nuk do te thote me siguri qe jeni shtatzan, sepse kjo vonese mund te varet edhe nga kushte te tjera, si pershembull cikli menstual jo i rregullt, marrja e ilaceve, periudhe stresi etj.

2. Humbje te vogla gjaku

Gjate periudhes se ciklit menstrual mund te keni humbje te vogla gjaku por me pak se cikli menstrual dhe me nje kohezgjatje shume here me te vogel sesa cikli menstrual. Kjo shenje mund te jete nje senjal tjeter qe tregon fillimin e shtatzanis, nese keshtu nuk eshte ateher ju duhet te keshilloni gjinekologun per te patur me shume informacione pasi mund te keni c’rregullime te ciklit.

3. Dhimbje dhe tension ne gjoks

Nuk mund te flini me barkas pasi keni dhimbje te gjoksit ateher edhe kjo mund te jete nje shenje qe tregon ekspolizimin e hormoneve mbas fekondimit. Gjendrrat e gjoksit fillojne te rriten dhe gjoksi te behet me i forte duke krijuar nje tension ne gjoks.

4. Kokat e gjoksit me te erreta

Kokat e gjoksit nen efektin e hormoneve te shtatzanise dhe qarkullimit te gjakut fillojne dhe behen me te erret. Rrethi i kokes se gjoksit duket del pak me ne rilev dhe merr nje ngjyre me te erret dhe vihen re vena te vogla ne ngjyre te erret. Kjo per shkak te fillimit te pergatitjes se gjoksit per qumeshtin e femijes.

5. Ndjeshmeri nga ererat

Shume gra shtatzan jane shume te ndjeshme ndaj ererave. Ne shtatzani te gjithe sensoret rafinohen keshtu qe dhe ndjeshmeria behet akoma me e forte. Era e mishit ose peshkut, te alkolit dhe te kafese behen pothuajse te pa durueshem nga femrat te cilat presin femije.

6. Shume uri

Processi i transformimit qe ndodh ne trupin e femres gjate shtatzanis kerkojne energji, per kete motiv mamate e ardheshme kane me shume uri. Kjo gje ndodh edhe kur femrat jane para periudhes se ciklit menstrual ose ne periudhe stresi. Nje keshille e mire eshte mos te ndiqni direkt kete shenje urie por te mbani nje regjim te ekulibruar ngrenie.

7. Bark i forte dhe i enjtur

Rritja e hormonit te progesteronit gjate shtatzanise limiton aktivitetin e zorreve duke shkaktuar kapsllek, fryrje dhe entje te barkut. Keto probleme ndodhin edhe kur femra nuk eshte shtatzan nen ushqim te pa kontrolluar.

8. Tension ne fund te barkut

Kur femra eshte shtatzan ndjen disa dhimbje dhe tensjon ne fund te barkut e cila eshte pak ndryshe nga dhimbjet qe keni para se te vij cikli. Keto dhimbje jane normale pasi mitra pergatitet per pritjen e femijes, shume nena e ndjene kete me pare dhe e dine me siguri qe kane ngelur shtatzan pasi ndjejne keto dhimbje ne muajin e pare. Ndonjehere ndihet edhe nje si keputje mish ne hije… kjo per arsye se edhe lidhjet e kembeve zgjerohen pak per tu pergatiut per mbajtjen e barkut i cili do te zadhohet.

9. Stimuli i ujit te holle

Avash avash duke kaluar koha shtohet stimuli i ujit te holle, femrat kane nevoj te shkojne ne tualet me shpesh se normaliteti

10. Lodhje

Fillimi i shtatzanise eshte i karakterizuar dhe i lidhur drejtperdrejt me lodhjen, kjo gje eshte e shoqeruar edhe me marrje mendsh. Motivi eshte sepse presioni i gjakut ulet pak. Nje kure eshte te beni dushin here me uje te ngrohte dhe here me uje te ftohte duke ndryshuar tempertauren here pas here…, duhet te hani shendetshem dhe te beni xhiro ne ajer te paster.

11. Lodhje dhe ndjerje keq ne mengjes

Kjo gje eshte tipike e muajve te para te shtatzanise, kjo situate shfaqet dite pas dietesh muajt e pare. Shkaktari i kesaj gjendje eshte hormoni i shtatzanise HCG. Shume femra jane shume te ndjeshme ndaj keti hormoni, disa te tjera nuk e ndjejne kete gjendje.  Ne momentin qe shtatzania eshte e vertetuar sikleti tek femra rritet pak per shkak te situas se re qe do te perjetoj sidomos kur flietet per shtatzanine e pare. Kjo situat rrit akoma me shume gjendjen e perzierjes. Kur keni shume te vjella te shpeshta eshte mire qe te konsultoni gjinekolugun tuaj.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.