Ne 10 vjecarin e fundit shume struktura jashte shtetit jane specializuar ne lindjen e femijes ne uje. Shume studime kane vertetuar qe lindja natyrale ne uje lehteson dhimbjet dhe heq stresin e para lindjes. Uji jo vetem qe eshte nje menyre natyrale per lindjen e femijes por nzit edhe ndjenjen e ndenjes mire.
Lindja e femijes ne uje ben stakimin e femijes nga nena me te lehte dhe natyral dhe ne te njejtin moment ndihmon ne lidhjen e rapportit qe fillon nga ky moment ndermijet nenes dhe femijes.
Disa nga pikat me kryesore te lindjes ne uje jane me siguri ulja e dhimbjeve qe prezantohen para lindjes si dhe shkurtimi kohes se dilatimit. Uji ben te mundur lindjen natyrale ne menyre me te lehte pasi edhe plaget jane me te vogela pasi uji ndihmon ne rreshqitjen e femijes ne momentin e daljes ne jete.
Lindja ne uje mund te behet nga te gjitha grate qe kane nje lindje natyrale dhe jo me rrezik, pos ashtu nuk duhet te kete asnje lloj infektimi ne akt ne trupin e nenes ose te femijes pasi mund te percillet tek infermieret dhe doktoret. Nuk mund te lindin ne uje femijet binjak si dhe nenat qe kane patur nje shtatezani te veshtire. Shume kritere jane te percaktuara nga mjeku perkates qe ndjek te gjitha fazat e shtatezanise.
Si zhvillohet lindja ne uje?
Ne spitalet e specializuara ne lindjet ne uje ka salla me vaska te mbushura me uje te ngrohte pak a shume ne 36-37° ne te cilat nena mund te rrij para lindjes duke mos e detyruar te rrij shtrire. Nena mund te leviz ne vaske dhe te presi momentin e lindjes, uji arrin deri ne mes ose pak me shume. Uji mbahet ne temperture per te gjithe kohen duke krijuar nje ambient familjar per femijen e sapolindur.