Lindja e parakohshme, simptomat dhe parandalimi

Lindja e parakohshme, quhet ajo lindje ne te cilen ardhja ne jete e nje femije ndodh midis javes se 20-te dhe javes se 37-te, duke perllogaritur qe koha e plote per te lindur nje femije eshte 40 jave. Nese nje femije vjen ne jete midis javes se 37-te deri ne javen e 42-te konsiderohen nje femije me lindje normale, pasi eshte brenda kufirit kohor.

Femijet qe lindin para kohe ne shumicen e rasteve rrezikojne te vuajne nga probleme te renda cerebrale, probleme ne frymemarrje, ne aparatintretes, dhe per fat te keq, vdekshmeria ne ditet e para te lindjes eshte shume e larte. Por edhe nese qendrojne akoma ne jete, me kalimin e viteve kane probleme te te zhvilluarit dhe te te kuptuarit. Sa me e shpejte (ne kohe) te jete lindja e parakohshme aq me larta jane rreziqet per shendetin e femijes.

Shkaqet e lindjes se parakohshme nuk jane gjetur akoma me saktesi, pasi ne disa femra stresi mund te jete nje arsye, tek disa te tjera problemet e shendetit ose infeksionet e ndryshme, ne disa te tjera akoma duhani dhe perdorimi i droges. Keto jane te gjithe mundesira, por shkaqet e sakta nuk jane vertetuar akoma.

lindja-parakoheshme

Grate qe mund te jene me shume ne rrezik jane:
1) ato gra qe kane pasur me pare nje tjeter lindje te parakohshme

2) grate qe presin 2 ose me shume femije binjake

3) grate me probleme ne miter ose ne qafe te mitres

4) grate nen moshen 17 vjeçare dhe mbi moshen 35 vjeçare

5) grate qe kane pasur dhe raste te tjera ne familjet e tyre

6) grate afroamerikane
Stili i jeteses dhe faktoret mjedisore jane disa prej ketyre qe po ju rreshtojme me poshte:
1) duhani
2) alkoli
3) droga
4) stresi
5) espozimi me disa subtanca kimike
6) mungesa e nje suporti social
7) dhuna shtepiake: abuzim seksual, fizik ose psikologjik
Disa patologji qe mund te hasen gjate shtatezanise rrisin probabilitetin e nje lindjeje te parakohshme. Midis tyre jane:
1) infeksione ne aparatin urinar, infeksione vaginale, infeksione seksualisht te trasmetueshme
2) diabeti
3) ipertensioni dhe preeclamsia
4) shqetesime koagulimi (trombofilia)
5) rrjedhje gjaku vaginal
6) keqformime te fetusit
7) shtatezani me fekondacion (FIVET)
8) mbipeshe para shtatezanise
9) kohe shume e shkurter midis 2 shtatezanive, me pak se 6-9 muaj midis lindjes se nje femije dhe fillimit te shtatezanise te nje femije tjeter.
Simptomat
1) kontraktime çdo 10 minuta ose edhe me nje frekuence me te madhe
2) humbje te pazakonta vaginale, gjak ose humbje lengjesh
3) presion pelvik, nena ka ndjesine sikur femija shtyn poshte
4) dhimbje shume e madhe ne pjesen e poshtme te shpines
5) dhimbje te tilla me ato menstruale
6) dhimbje barku. me apo pa diarre
Nese keni sikur edhe nje nga keto dhimbje mos u tregoni indiferente, por konslutohuni me gjinekologun tuaj.
Nese e shikoni qe keni sikur keto simptoma, i telefononi gjinekologut ose shkoni menjehere ne ndihmen e shpejte, te cilet mund tu keshillojne te qendroni shtrire per rreth 1 ore ne brinje nga krahu i manjte, te pini lengje por jo kafe ose pije te gazuara. Nese keto simptoma s’ kalojne, perseriten here pas here ose perkeqesohen pas kalimit te nje ore shkoni menjehere ne spital. Nese keto simptoma zhduken, i lini te gjitha ato qe ishit duke bere dhe qendroni ne shtrat per gjate gjithe dites.
Parandalimi
Eshte e mundur te parandaloni deri ne nje fare pike lindjen e parakohshme, neqoftese njihni simptomat dhe ndiqni disa keshilla te thjeshta, si keto te rreshtuara me poshte:
1) Eshte e rendesishme qe te ndiqeni nga nje mjek si para dhe gjate shtatezanise.
2) nese verifikohet nje lindje e parakohshme duhet te shkoni menjehere ne ndihmen e shpejte
3) ilaçet, nese pihen ne kohen e duhur (gjithmone me keshillen e mjekut), shpesh arrihet te ngadalesohen ose ndalohen dhimbjet. Corticosteroidit ne merren 24 ore para lindjes se femijes, mund te ndihmojne ne maturimin e mushkrive dhe trurit te femijes. Gjithmone keto nen vezhgimin e mjekeve.
4) terapia me nje derivat te progrsteronit mund te jete e dobishme per te parandaluar lindjen e parakoshme te atyre grave qe kane pasur me pare lindje te parakohshme.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.