Lindja me operacion

Lindja me operacion zgjat rreth 30-40 minuta, parashikon nje prerje terthore te barkut dhe zakonisht behet me nje anestezi lokale. Prerja terthore behet rreth 1-2 centimetra siper organit gjenital, me nje gjatesi jo me te madhe se 15 centimetra. Prerja behet vetem ne pjesen e barkut, pastaj spostohen me radhe te gjithe muskujt derisa arrihet tek mitra.

Operacioni zgjat i gjithi ne total 30-40 minuta, behet me anestezi lokale, e cila eshte me e sigurt si per nenen ashtu edhe per beben.
Anestezia gjenerale behet vetem ne ato raste kur ka urgjenca dhe penjte e qepjes hiqen pas 5-6 diteve.

Nena qe ka lindur me operacion femijen e saj e merr veten ne nje kohe te shkurter. Por lindja me operacion ngelet gjithmone nje nderhyrje kirurgjikale, dhe mund te hasen komplikacione, nuk u drejtohemi mjekeve eksperte. Disa nga keto komplikacione mund te jene: humbje e madhe gjaku, me pasoja anemie; infeksion i plages ose kavitetit te mitres, gje kjo e cila mund te zgjasi qendrimin ne spital; Infeksione te ndryshme te zorreve, dhe me rralle te stomakut; pastrim jo i mire i placentes, e cila nese nuk hiqet e gjitha ngjitet ne muret e mitres dhe shkakton komplikacione per shtatezanite e ardhshme. Pra, gjeja qe duhet te beni nese lindni me operacion eshte ti drejtoheni mjekeve dhe strukturave te specializuara.

lindja-me-operacion-nena-dhe-femija

Pas operacionit dhimjet zgjsin me shume sesa nje lindje natyrale, dhe nena ka shume nevoje per dike qe ta ndihmoje si per veten e saj dhe per kujdesin e femijes. Per sa i perket qumeshtit te gjirit s’ ka anje llojndryshimi me ato nena qe lindin femijen e tyre ne menyre natyrale, mjafton qe behen perpjekje qe femija te jete sa me shume ne kontakt me gjirin e nenes.

Lindja me operacion nese programohet para javes se 39-te, do te thote qe femija ka me shume probleme per sa i perket frymemarrjes. Nese behet fjale per nje lindje me operacion qe eshte programuar me kohe, eshte e keshillueshme qe te behet pas kesaj date.

lindja-me-operacion-2

Lindja me operacion behet nese vihet re vuajtje te fetusit gjate shtatezanise, ne rastet kur fetusi s’ eshte ne pozicion korrekt, kur plaçenta eshte e pozicionuar midis femijes dhe grykes se mitres dhe ne kete menyre ndalon kalimin e fetusit; kur kur ka renie te kurrizit dhe kjo gje bllokon fluksin e gjakut te femijes gjate shtatezanise; kur mezi i nenes eshte shume i vogel; kur kemi te bejme me nje lindje binjakerore.

Nese nuk eshte e nevojshme eshte me mire qe lindja me operacion te evitohet dhe te kete preçedencen lindja natyrale.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.