Llogaritja e javeve te shtatzanise

Llogaritja e javeve te shtatzanise eshte nje nga argumentet e para qe nenat e ardheshme duhet te perballin ne momentin e zbulimit te testit pozitiv. Me poshte po ju sjellim llogaritesin e javeve te  shtatzanise, mjafton te vendosni daten e ciklit menstrual te fundit qe keni patur (data e dites se pare te ciklit te fundit) dhe me pas do te shikoni se dy fushat e tjera do te mbushen me vlerat e llogaritura automatikisht. Llogaritesi do tu tregoj edhe daten e lindjes e cila eshte nje date indikative (e afert me daten e sakte). Kjo date eshte pak a shume data e lindjes se femijes pasi saktesisht nuk dihet data e sakte e fekondimit (i cili ndodh pak a shume mbas 14 ditesh nga ardhja e ciklit menstrual), ndersa llogaritja e javeve eshte me komode dhe e sakte pasi data e ciklit te fundit dihet.

Si llogariten javet e shtatzanise?

Saktesisht kur jeni shatzane behet llogaria si e javeve po ashtu edhe e diteve qe jeni shtatzane. Per shembull kur thuhet 4+2 kjo do te thote qe jeni shtatzane 4 jave plus 2 dite. Por 4 jave te plotesuara plus dite te tjera do te thote qe keni filluar javen e peste. Java e peste e shtatzanise eshte ajo e cila ben pjese brenda intervalit 4+0 (nga 4 jave plus 0 dite) deri ne 4+6 (deri ne 4 jave plus 6 dite).

Si llogaritet data e lindjes?

Ne te njejten menyre ne te cilen llogariten javet e shtatzanise llogaritet edhe data e lindjes. Data e lindjes se femijes llogaritet nga data e menstruacioneve te fundit plus 40 jave (javet totale te shtatzanise). Por ne fakt nese keni patur nje cikel menstrual jo shume te rregull, per shembull me pak se 28 ateher lindja e femijes mund te jete edhe dite me pare. Per kete fakt queht data indikative e lindjes pasi nuk eshte e sakte 100% por eshte e perafershme me daten e sakte.

Javet e shtatzanise dhe muajt perkates

Me poshte po ju listojme intervalet e javeve te shtatzanise te rapportuara me muajt e shtatzanise. Do te vini re se muaji i pare i shtatzanise efektivisht zgjat dy jave + 3 dite (dy jave nga data e fekondimit  plus 3 ditet e voneses se ciklit menstrual).

Nga dita e menstruacioneve te fundit deri ne 4 jave + 3 dite jeni ne muajin e pare

Nga 4jave + 4dite deri ne 8jave + 5dite jeni ne muajin e dyte

Nga 8jave + 6dite deri ne 13jave + 1dite jeni ne muajin e trete

Nga 13jave + 2dite deri ne 17jave + 4dite jeni ne muajin e katert

Nga 17jave + 5dite deri ne 21jave + 6dite jeni ne muajin e peste

Nga 22jave + 0dite deri ne 26jave + 2dite jeni ne muajin e gjashte

Nga 26jave + 3dite deri ne 30jave + 4dite jeni ne muajin e shtate

Nga 30jave + 5dite deri ne 35jave + 0dite jeni ne muajin e tete

Nga 35jave + 1dite deri ne 40jave + 0dite jeni ne muajin e nente

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.