– Nje metode natyrale, shtepiake per te perballuar dhimbjet e mastitit ne gji, per te lehtesuar irritimin eshte qe te beni masazhe me dore ne zonen e interesuar. Keto masazhe duhet ti beni me delikatese, duke mos ushtruar shume presion dhe sidomos ne periudhen ne te cilen do ti jepni qumesht femijes keto masazhe ndihmojne shume, pasi zhbllokojne tubat neper te cilet kalon qumeshti dhe e bejne qe te rrjedh ne menyre te rregullt.
– Gjethet e lakres jeshile jane nje nder ilaçet me te mira natyrale per te lehtesuar dhimbjet e mastitit. Mjafton te vendosni disa gjethe mbi zonen qe ju dhemb per disa minuta.
– Ne nder bimet shume te efektshme per te perballuar dhimbjet e mastitit eshte trumza, ka nje efekt antibakterik dhe disinfektuaes shume te fuqishem dhe per kete arsye eshte nje aleat i fuqishem kunder ketij infeksioni. Pergatisni nje çaj me trumze, njomni nje cope pambuke apo garze dhe e vendosni mbi zonen qe ju dhemb. E perserisni kete gje per 20 minuta.
– Mund te perdorni ne vend te trumzes edhe çaj me rozmarine i cili do tju ndihmoje ne zvogelimin e enjtjes dhe dhimbjes ne gji.
– Hudhra eshte nje nder produktet antibiotike natyrale kunder te gjitha infeksioneve, dhe ne kete rast kunder mastitit. Mjafton te hani hudher te gjalle çdo dite.