Nena dhe periudha e quajtur Puerperium

Puerperium-i është periudha midis lindjes se femijes dhe rikthimit të ciklit menstrual. Është një periudhë shumë e rëndësishme në jetën e një gruaje pasi karakterizon rikthimin e funksionalitetit normal te trupit te femres si dhe equilibrimin e raportit te ri personal familjar. Nenat qe sapo kishin lindur femijen quheshin lehone gjate periudhes 40 ditore mbas lindjes, kjo periudhe ne fakt eshte koha e ndryshimeve fizike te femres.
Gjatë periudhes puerperium, femra e sapo bere nënë përballet me shumë ndryshime si fizike edhe emocionale.
Eshtë shumë delikate dhe është shumë e rëndësishme që ajo të perjetoj një jetë sa me te qetë të jetë e mundur. Duhet te ketë një mbështetje të madhë nga familjarët .

nena dhe femija periudha puerperiumNe periudhën e Pueriperium-it nena perball sidomos dy ndryshime rrenjesore:

1) Ndryshime fizike
Ndryshimi i parë është ndryshimi fizik. Një grua mbas lindjes ka humbje te medha të gjakut, të cilat nuk janë mestruacionet e zakonshme. Në përgjithësi kjo humbje gjaku zgjat rreth tre javë në të cilen rinovohet mukoza e mitrës .
Pushimi i humbjes së gjakut dëshmon kthimin e trupit te femres ne normalitet dhe kthimin e aparatit gjenital të gatshëm për rifillimin e aktivitetit seksual .
Një tjetër ndryshim fizik i dukshëm është humbja e peshes e cila vjen nga humbja e lëngjeve të bollshme nëpërmjet diuresis dhe djersitjes.Ben pjes tek periudha pueriperium edhe humbja e flokëve e cila pasqyron çrregullime të shkaktuar nga një dobësim i përgjithshëm i fizikut, por kjo periudhe e humbjes se flokut është vetem momental dhe jo i perkoheshem.

2) Ndryshime psikologjike
Ndryshimi më i rëndësishëm është ndryshimi psikologjik pasi nena duhet te gjej ekuilibrin e familiar si ne rolin e nënës dhe në rolin e bashkeshortes. Kur femra behet nene per here te pare kalon edhe nje faze ne te cilen ndihet e papërshtatshme.
Shpesh ajo nuk arrin të kuptoj femijen i cili shprehet vetem me te qare.
Procesi i njohurise se nënës dhe fëmijës nuk mund të jetë i menjëhershëm, shpesh nena i jep per te pire gjoks edhe pse femija nuk ka uri por qan per dicka tjter, keshtu qe mund te duhen disa per te arritur te kutpoj dhe te instauroj lidhjen me femijen e vet.
Ndryshimi familjar ben te mundur edhe nje largese te partnereve te cilet duhet te instaurojne nje lidhe te re midis tyre. Kjo situate e pergjitheshme con nje femer te sapo bere nene te kaloj stresin Postpartum ose me thjeshte te kaloj  nje periudhe depresioni. Kjo situate eshte thjeshte nje kerkese per ndihme nga ana e nenes tek familjaret te cilet luajne nje rol te rendesishem ne kete peridhe tranzicioni.

Leave a comment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.