Pagjumesia pas lindjes se femijes eshe nje nga problemet qe femra duhet te perballoj disa muaj rresht pasi eshte bere nene. Ne ditet e para te lindjes, femija i porsalindur nuk eshte ne gjendje te respektoje asnje rregull, pasi i duhet se pari te mesohet me boten e re qe e rrethon: rri gjithmone i ngjitur tek gjiri i nenes dhe fle me shume gjate dites sesa naten. Nuk duhet te shqetesohen per asgje gje pasi kjo eshte nje faze, te cilen u duhet ta perballojne te gjithe neo-prinderit, sidomos nenat. Mjafton te ndiqni thjesht instiktin tuaj prej nene dhe çdo gje do te shkoje shume mire. Kini durim, dhurojini sa me shume vemendje (jo ta llastoni), puthje dhe perkedhelje femijes suaj dhe do te gjeni pak nga pak ritmin, harmonine e duhur.
Femija i porsalindur ka nevoje thjesht per disa gjera primare: ne veçanti ushqimin( qumeshtin ), gjumin, deshiren per tu perkedhelur, nderrimi i panolinos dhe pranine e prinderve.
Te gjitha keto kerkesa si fillim manifestohen me frekuence jo te rregullt: p.sh. mund te kene uri direkt gjysem ore pasi kane pire
qumesht, here te tjera pas 2 ose 4 oresh, ose mund te flene me shume diten sesa naten. Keshtu qe, ne muajte e pare armatosuni mire me durim dhe çdo gje do vij natyrshem. Enderroni nje gjume te qete, qe te zgjas 8 ore rresht, harroje sepse ne kete periudhe s’ eshte e mundur. Por mos u shqetesoni, sepse kjo periudhe do te zgjase pak, pasi pas 3-4 muajsh femija i vogel do filloj te mesohet me rutinen e prinderve, familjes dhe do filloj normaliteti.
Ka nga ata femije qe flene 20 ore ne 24, dhe te tjere 14 ore ne 24, domethene pak a shume si te rriturit. S’ duhet te te alarmoheni pasi kjo gje eshte njesoj si me te rriturit, varet nga personi. Por mund te themi qe pas 6 mujorit te pare nevoja per te fletur gjume ulet ne nje ore, ne fund te vitit nje tjeter gjysem ore dhe keshtu me radhe.
Smund te pretendojme qe nje femije 3 muajsh te fleje 8 ore radhe, por malsimumi 5-6 ore dhe ne mund ta shfrytezojme me se mire keto momente gjumi per te bere gjerat tona, per te bere aktivitet fizik, te lexojme nje liber, nje banjo te ngrohte, te relaksohemi, etj. Mund ta imagjinoni dhe vete qe nese ne femije mbasdite fle per 5 ore me radhe do te hasni probleme per ta çuar ne gjume ne darke. Nese ka shume ore qe po fle mundohuni ta zgjuani me shume embelsi dhe delikatece, duke e perkedhelur dhe duke e puthur. Ose i lini pak hapur deren e dhomes, ne menyre te tille qe te kuptoje qe ndodhet ne shtepine e tij, me familjen e tioj.
Per te mos e lene qe te bjeri ne nje gjume shume te thelle mos ia beni dhomen komplet erresire, por lini te hyje pak drite dielli.
Pra, keshillohet te veproni ne kete menyre: I jepni per te pire nga qumeshti i gjirit tuaj ose biberoni, i nderroni panilinon, i vishni
pizhamat, i çoni lodren e tij te preferuar ne krevat, e puthni embelsisht dhe lereni ne krevat qe ta ze vete gjumi. Me kalimin e kohes
femija do te mesohet me kete ritual, dhe do ti vij natyrshem gjumi, pasi ne ate mendjen e tij te vogel i ka tashme te regjistruara te gjitha keto veprime. Nese gjate gjumit femija fillon te levize, mos u çoni menjehere nga shtrati, pasi s’ do te thote qe eshte zgjuar me siguri, pasi çdo 45 minuta femija kalon nga nje gjume i thelle ne nje gjume te lehte. Mos e merrni menjehere ne krah, lerini per pak momente, dhe nese vini re qe eshte zgjuar i kushtoni vemendjen e duhur.