Në muajte e pare te shtatezanise shumica e grave duhet te perballen me perzjerje frekuente dhe te bezdisshme. Deri tani shkaqet e kësaj sëmundje nuk ishin plotesisht të qarta, po sot, ne saje te kerkimeve te shumta shkencore ne spitale te ndryshme, eshte identifikuar shkaku i cili e provokon.
Nje ekip i specializur mjekesh ka kryer analiza te thella te kesaj literature, duke u përpjekur të identifikoj lidhje të mundshme ndermjet perzjerjes dhe pranise se baktereve specifike. Studimi sistematik i të dhënave në dispozicion ka çuar në disa rezultate shumë interesante, të botuar në gazeten botërore të Gastroenterology. Sipas studiuesve te përfshirë ne kete kerkim shkencor, shkaktari i kesaj semundjeje është një bakter i njohur me emrin : helicobacter pylori, i njohur në fushën e mjekësisë si përgjegjës për sëmundje te shumte gastrike: si ulçera stomakut. Prej shume kohësh në komunitetin shkencor ka qene e qarte që efektet e Helicobacter pylori shkojne përtej sëmundjeve stomakut, duke ndikuar edhe ne aparatin kardiovaskular.
Përveçse shkaktimit te sëmundje autoimune dhe diabetit asnjehere nuk ishte vene ne dukje lidhja midis ketij bakteri dhe te gjitha semundjeve qe mund te shfaqen gjate shtatezanise. Ekipi i cili ka ndjekur kerkimet arriti te beje shkencërisht lidhjet edhe me çrregullime të tjera, si mangësi hekuri ( tipike në shtatzëni ), deformime te fetusit, ndalim i rritjes se fetusit dhe mendohet ( tani për tani pa qenë në gjendje për ta vertetuar ) qe prania e helicobacterit deri diku mund të jetë e lidhur me lindjen e parakohshme, fillimin e diabetit mellitus gestational dhe colestasi.
Nje nga mënyrat me te cilat Helicobacter pylori vepron është që të mare vitaminë B12 dhe hekurin , duke shkaktuar
anemi ose në rastet me ekstreme, të sjelle deformime nervore te fetusit, dhuke demtuar edhe shtyllen kurrizore. Infeksioni mund të shkaktojë dëme të tjera serioze: për shembull, u zbulua se antitrupat e tij nderlidhen me antigjenet e indeve te placentes, duke shkaktuar abort (deshtim) spontan.
Këto të dhëna, edhe pse ne pamje te pare mund te duken shume alarmuese, kane efekte pozitive në mjekësi : në qoftë se deri tani shumë ngjarje qe ndodhnin s’ arrihej tu jepej nje shpjegim dhe ne te njejten kohe ishin te pasherueshme, duke identifikuar shkakun eshte e mundur edhe parandalimi i ketyre semundjeve. Infeksioni i shkaktuar nga helicobacter pylori, eshte i kurueshem dhe thjesht me nje analize dhe nje vaksine mund te evitohen shume veshtiresi qe hasin grate gjate shtatezanise