
Si funksionon pilula e dites se neserme?
Kjo kokerr eshte ne gjendje per të ndaluar ovulacionin, në rast se ky nuk ka ndodhur ende.
Pengon kalimin e spermës në mitër dhe tubave fallopiane, duke ndryshuar funksionimin tyre dhe pengon fekondimin e një veze tashmë të lëshuar.
Efikasiteti i saj është drejteperdrejt në proporcion me shpejtësinë me të cilën merret pas një raporti seksual te pambrojtur me rrezik shtatezanie. Efektshmeria maksimale e kesaj kokrre është nese pihet brenda 12 orëve pas raportit seksual të pambrojtur.
Efektshmeria zvogelohet në 85% nëse merret 24 orë pas marrëdhënies së pambrojtur.
Përqindja bie në mënyrë drastike në 58% në qoftë se gruaja pret më shumë se 24 orë (me një maksimum prej 72) garantimin e parandalimin e shtatëzanisë.
Efektet anësore te kokrres se dies me vone:
Akne, dhimbje koke, dobësi, të përziera (efektet anësore më të njohura)
Të vjella (efekt anësor i rastit)
Fluks me i bollshem menstrual (ipermenorrea)
Menstruacione te parakohshme (polimenorrea)
Diktim intermenstrual
Diarrea
Toksikim i mëlçisë, nese kjo kokerr perdoret shpesh here
Kokrra e dites se neserme nuk duhet te perdoret ne menyre te parregullt dhe shpesh here pasi mund te favorizoj nje toksikim kronik te melçise. Si te gjithe kontraceptivet hormonal dhe natyrak ky kontraceptiv nuk parashikon mbrojtjen ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme.