C’do grua duhet te jete ne gjendje te kuptoj sinjalet e lindeshmerise qe vijne nga trupi, sidomos temperaturen baze dhe konsistencen e mukusit cervikal. Natyrisht, interpretimi nuk eshte gjithmone i lehte, por ky sinjal eshte shume i rendesishem per grate qe deshirojne te mbeten shtatzene. Ne qofte se edhe ju i beni pyetjen vetes: si te biem shtatzan? Ateher lezoni kete artikull per te kuptuar ditet tuaja fertile.
Kontrolloni ditet tuaja fertile me metoden symptothermal
Emri eshte pak i komplikuar por metoda eshte ne te vertete shume e thjeshte . Te perdoresh metoden symptothermale thjesht do te thote te mesoni te lexoni shenjat e fertilitetit te trupit tuaj, ne veçanti, temperaturen baze dhe konsistencen e mukusit cervikal.
Te marra veç e veç keto sinjale nuk jane plotesisht te besueshem, por ne qofte se ju i vini re sebashku me shenja te tjera te vogla te ovulacionit si humbje te vogla te gjakut ase tension ne gjoks pak a shume ne gjysmen e cikli, keto shenja jane shume ndihmues per grate qe deshirojne te mbeten shtatzene.
C’fare eshte temperatura baze?
Kjo metode perfshin matjen e temperatures se trupit c’do dite. C’do dite sa te zgjoheni duhet te masni temperaturen ne menyre qe te identifikoni ditet fertile. Temperatura rritet pas ovulacionit per te bere me te lehte vendosjen e embrionit ne mitrer. Do te shikoni se gjate muajit ditet fertile jane te identifikuar nga nje rritje e temperatures se trupit rreth 0,2 deri ne 0,5 grade ne krahasim me ditet e tjera. Kjo rritje e temperatures bie pothuajse ne te njejten periudhe, pikerisht rreth dites se 14 te ciklit, dhe kjo u informon qe kjo eshte periudha ne te cilen keni ovulacionin.
Jo gjithmone rritja e temperatures varet nga ovulacioni, pasi temperatura e trupit varet nga shume faktore si ushqimi, stresi, lodhja e shkatuar nga pagjumesia etj… keshtu qe matja e temperatures duhet gjithmone kombinuar edhe me sinjale te tjera te trupit.
C’fare eshte mukusi cervical?
Mukusi cervikal identificon fazen fertile te ciklit te gruas. Identifikimi eshte shume i thjeshte pasi mukusi i mitres ne ditet fertile prezantohet trasparente dhe i kristalte.
Keto dy metoda ,temperatura e trupit baze dhe mukusi cervikal, paraqesin nje mundesi te mire per te njohur ciklit tuaj dhe pastaj, per te percaktuar ditet tuaja fertile.