Ne javen e pare te lindjes eshte me mire qe ta lajme femijen e sapolindur vetem me uje, mos te perdorim asnje lloj detergjenti apo vaji. Kjo per arsye sepse gjithe keta detergjente zvogëlojne aftësinë e lëkurës për tu mbrojtur kundër faktoreve të jashtëm agresive. Lëkura e foshnjës është shumë delikate dhe përdorimi i detergjenteve vonon maturimin dhe aftësinë për tu mbrojtur kundër agjentëve të jashtëm agresive. Prandaj eshte më mirë qe të paktën në javën e parë të jetës, ta lani beben e vogel duke mos përdorur sapun, vajra dhe detergjente te ndryshem.
Ky është rezultati i një studimi te 90 foshnjave, i kryer në departamentet e specializuara te dermatologjise dhe gjinekologjise. Kerkuesit shkencore e ndane kampionin e 90 foshnjave në dy grupe. Grupi i pare perfshinte ato foshnje te cilat u lane vetëm me uje, i dyti ato foshnje qe u lane me detergjentë delikate, enkas per foshnje dhe vajra. Në të dy grupet u mat humbjes perqindja e humbjes se ujit përmes lëkurës, ose si quhet me termin origjinal ‘trans epidermal water loss (TEWL ) .
Matja e TEWL tregon nivelin e maturimit të lëkurës dhe aftësinë për të mbrojtur veten kundër agjentëve agresive të jashtëm. Sa me e ulet te jete TEWL (% e humbjes se ujit) aq me shume e maturuar dhe e mbrojtur eshte lekura e foshnjes. Pra, sa me shume lihet lekura e bebese pa kontaktin e detergjenteve, aq me shume imunitet fiton, forcohet me pare, dhe ç’ hidratohet me pak.
Banjua e pare e foshnjes se porsalindur!
Foshnjeve te porsalindura u pelqen shume te qendrojne ne uje, duke u perkedhelur nga nena e tyre. Banjua e pare eshte nje eksperience e paharrueshme, dhe shume e rendesishme. Duhet ti kushtoni rendesi themelore temperatures se ujit dhe dhomes, te mos jete as shume ftohte dhe as shume nxehte.
Te gjithave foshnjeve te porsalindura u pelqen te perkedhelen nga nena e tyre, sidomos ne momentin e banjos. Temperatura ideale e ujit eshte 37-38° C ( s’ eshte shume e domosdoshme te keni termometer, mjafton te vendosni berrylin per te kuptuar nese uji
es te shume i nxehte ose shume i ftohte, dhe duke qene se uji ka tendencen te ftohet shume shpejt, eshte mire qe foshnja mos te qendroje per nje kohe te gjate ne uje (mjaftojne 4-5 minuta).
Ketu po ju reshtojme disa keshilla per nenen:
1) Kini kujdes qe temperatura e ambjentit ne te cilin i beni banjon foshnjes suaj te jete rreth 20° C.
2) Ta keni gati peshqirin, ne te cilin do te fusni menjehere pas banjos femijen tuaj. Duhet te jete nje peshqir i madh, pambuk dhe shume i bute pasi lekura e tij eshte shume delikate. Kur ta thani mjafton thjesht sa ti prekni lekuren, shume lehte dhe ne menyre shume delikate.
3) Coni me pare ne dhomen ku do e lani foshnjen te gjitha gjerat e nevojshme (panolino, puder, rroba, kapuç, etj), dhe ne kte menyre evitoni te vini verdalle neper shtepi me femijen ne krah.
4) Momenti me i mire per ti bere banjon eshte darka, keshtu femija qetesohet dhe eshte gati per te fjetur gjume.
Nje Sekret natyral per ta mbajtur lekuren e femijes sa me te bute: Hidhni ne vasken me uje 1 pike qumesht ose vaj ulliri.